Rrëfimet e një spiuneje të Gjermanisë Lindore

anazapta

Jana Dohring zbulon për “Die Welt” të kaluarën e saj si agjente e shërbimeve të spiunazhit në Gjermaninë Lindore    

52-vjeçarja Jana Dohring ka qenë agjente sekrete e Republikës Demokratike Gjermane. Si ish-bashkëpuntore e STAS-it (Ministrisë së Sigurisë në Gjermaninë Lindore), ajo tregon për pasionet perëndimore të personave që mbante nën vëzhgim. Bashkëpunimi me një prej shërbimeve sekrete më të frikshme të regjimeve komuniste, i ka lënë një ndjesi të thellë faji.

Rastësisht spiune 

Në një intervistë për “Die Welt”, gruaja tregon eksperiencën e saj duke nënvizuar rastësinë, në sajë të së cilës u bë bashkëpuntore e aparatit që monitoronte sigurinë shtetërore. Në atë epokë, Dohring ishte një kamariere e re e “Palast Hotel” në Berlin. Punonte në barin ku uleshin shumë të huaj. Një punësim ëndrrash në Gjermaninë komuniste të asaj epoke. Kishte vetëm dy vjet e punësuar aty, kur shefi i saj i tha që të ngjitej në njërën nga dhomat e hotelit. Pasi hapi derën, jeta e saj ndryshoi përgjithmonë. Para kamerieres së re ndodhej një përgjegjës i STAS-it. Hijes së kësaj njësie ajo vetë ishte përpjekur t’i qëndronte sa më larg. “Por askush nuk mund t’i fshihej kur kërkonte të lidhej me dikë”, thotë gruaja për të përditshmen gjermane

Funksionari i shtetit i tha Dohringut se duhet t’i jepte informacione gjatë muajve në vijim mbi kontrollin e klientëve të “Palast Hotel” për lëvizje të dyshimta. Misioni nuk ishte i detyrueshëm, megjithatë te ajo lindi frika se mund të humbte punën, ose të deklasohej në vende të tjera më pak fitimprurëse. E pranoi ofertën në telefon, por funksionarit të STAS-it kjo nuk i mjaftoi dhe i kërkoi të firmoste një dokument ku deklaronte se do të përpiqej të zbulonte gjithçka që mund të kërcënonte mirëqenien e Republikës Demokratike Gjermane. Pas këtyre deklaratave, ai i përgatiti një festë të vogël për të celebruar angazhimin e saj dhe vetëm në fund i zbuloi emrin, quhej Mika. Nga ai moment jeta e Dohringut kishte hyrë në një tjetër kapitull.

Jetë informatorësh

Detyrat e lidhura me drogat i pëlqenin asaj, sepse i jepnin mundësinë të jetonte eksperiencën e një “007” të vërtetë, por nuk i mungon as pendesa pasi cenoi jetët e shumë njerëzve. Detyra më e rëndësishme që kishte, lidhej me survejimin e jetëve të të tjerëve: “Nuk më kërkonin të jepja informacione për pyetje të specifikuara. Në këtë gjë kam qenë me fat, por duhet të shihja se si silleshin njerëzit dhe të përpiqesha të mësoja nëse kishin kryer udhëtime në Gjermaninë Perëndimore. Organizoja mbledhje në një apartament modest, në lagjen “Prenzlauer Berg”, ku informatorë të ndryshëm më raportonin mbi aktivitetin e tyre dhe më pas unë i kaloja informacionet në një seksion më të lartë. Takimet ndodhnin njëherë në dy muaj”.

Fundi i programit

Dohring spiunoi persona të ndryshëm për rreth katër vjet, ku raportonte për abuzimet e tyre me alkoolin, një “shenjë që vinte nga Perëndimi”, ashtu si dhe zakonin për të parë kanalet televizive të Gjermanisë Perëndimore. Spiunia rrëfen se njëherë përdori funksionin e saj për të ndëshkuar një kolege që po i vidhte klientët në barin ku punonte. Në sajë të denoncimit të saj, gruaja u dërgua në një tjetër vend. Çdo denoncim i vogël i Dohringut mund të ishte një motiv hetimi për STAS-in edhe pse ajo vetë nuk e dinte se cilat mund të ishin pasojat. Aktiviteti si bashkëpuntore e shërbimeve të spiunazhit zgjati deri në vitin 1988, kur ajo mbeti shtatëzënë. Kur u rikthye në punë, Gjermania Lindore po tronditej nga një sërë lëvizjesh që e bënin STAS-in gjithnjë e më nevojtare për informacione thelbësore. Të ndiqje dyshimet e vogla, tashmë nuk ishte më e mundur.

Pas rënies së regjimit, u transferua në Koloni, ku u martua me një burrë që nuk kishte dijeni për jetën e saj. Rrëfimi i Dohringut erdhi pasi një ish i spiunuar, i dërgonte vazhdimisht kartolina, duke e torturuar psikologjikisht për aktivitetin që kishte kryer në të kaluarën./ Dorina Gjuzi

Share This Article
5 Comments
  • E ca eshte gjithe ky rrefim per nje kamariere te zakonshme qe spiunonte per gjera banale? Te ishte puna per ndonje Mata Hari qe kishte lidhje me sekrekte te medha e persona te rendesishem, epo hajde.

    Si puna e kesaj kane qene ne Shqiperi te gjitha kamarieret e Dajtit, 15 kateshit, Hotel Butrintit e Interklubit ne Durres, si edhe i gjithe personeli qe kishte sado pak kontakt me ndonje te huaj.

    Tung,
    Blendi

  • Per cilin e ke ate muhabetin ti Blendush,
    kur thua “te gjithe kameriret e Dajtit”, 15 katshit etj?

    Ne Dajti dhe te 15 Katshi shkonin shume personalitete te pluralizmit e te shquar te kultures se sotme,
    dhe V.M. aty e kishte rezidencen, por ai pune e Partise ne fuqi bente…

    • Virgjilush, muhabetin e kisha sic edhe e thashe. Ne objekte te tilla, si hotelet e lokalet qe permenda dhe ku priteshin e vinin turiste, ambasadat e huaja etj. i gjithe personeli shqiptar i sherbimit ose te pakten pjesa me e madhe e tij, ishin ne organiken e organeve te sigurimit. Dmth pervec punes se tyre te zakonshme kishin detyre edhe te raportonin per gjerat qe shihnin e binin ne sy ne kontakt me te huajt. P.sh. nese te huajt takonin ndonje njeri te dyshimte, cfare thoshin, etj. Madje objekte te tilla kishin edhe pergjues (p.sh. 15 kateshi). Nese nuk te besohet mund te lexosh Kadarene.

      Me kete nuk dua te them se njerezit e sherbimit ne keto objekte ishin te keqinj, spiune ne kuptimin vulgar te fjales apo e benin detyren e raportimit me deshire. Ishte thjeshte pjese e punes qe benin me urdher, sic edhe zonja ne artikullin ne fjale pershkruan. Perndryshe nuk ishin te pershtatshem per ate pune dhe do te zevendesoheshin me nje tjeter.

      Thelbi i asaj qe thashe ne komentin e pare ishte, se nuk eshte ndonje histori intriguese me sekrete te medha apo persona te rendesishem qe spiunoheshin. Raportues te tilla ka pasur kudo edhe tek ne. Madje ka edhe sot tek ne e ne vende europiane me thase. Perndryshe ku do te gjeje sherbimi informativ informacionet?

      Tung,
      Blendi

  • Ky shkrim eshte nje autogol per qellimin e shkruarjes. Keto jane sherbime qe realizohen ne gjithe boten por ky qe tregohet ketu me duket shume komoed edhe pse autori reket ta parqas si “ferin” e shoqerise socialiste.Jane mizore veprat e sherbimeve te sigurimit si ato te ish Jugosllavise, te Greqise, e veçanerisht ato te FBI e me tej. Kronika nga bemat e tyre makabre shkruhen here pas here ne gazetat kurajoze te ketyre vendeve dhe te mjafte vendeve te tjera.

  • Blend,
    nuk do deshiroja te keqkuptohesha, thjesht se ti ishe i vertete dhe correct, deri ne fund.
    Ky Landi le te vazhdoj me krahasimin e zgjatur te praktikes se Tiranes para ’90-es me perendimin e prejkoheshem. Po, Bota informohet pa pushim, kudo ka mjete pergjimi, por ata te Dajtit dhe te 15 kateshit, per shembull ishin “veshë” te diktatures, asaj qe pergjonte lirite me elementare te individit.
    Ata qe ndjeheshin komod dhe s’e kishin problem pergjimin, ishin te zotet e shtepise dhe te besuarit e diktatures. Spiunet sherbenin per terror psikologjik ndaj individesh te vecante dhe per te plotesuar skenaret e tyre tashme te njohur.
    Bashkohem me Blendin: ata qe kane spiunuar me deshire e si privilegj, te ulin koken. Se paku te mos shtiren ndryshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *