Jose Mourinho është i dashuruar me gjithçka që Romelu Lukaku ka sjellë te Manchester United. Turneu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë vitrina e parë për sulmuesin 24-vjeçar, që u ble për 90 milionë euro nga Everton, duke fituar garën e ethshme me Chelsea.
Lukaku u largua nga “Stamford Bridge” për në “Goodison Park”, në vitin 2014, pasi Mourinho nuk ishte dakord me vlerën që kishte në merkato sulmuesi nga Belgjika, por me kalimin e viteve portugezi ndryshoi mendim.
Lukaku shënoi golin e parë me Manchester United në miqësoren e fituar 2-1 ndaj Real Salt Lake.
“Kur erdhi të pinte ujë afër stolit i thashë se më pëlqente gjithçka që po bënte në fushën e lojës dhe se nuk duhet të ishte i shqetësuar nëse shënonte apo jo, sepse në këto miqësore goli nuk është i rëndësishëm,” – tha Mourinho.
“Lukaku e mban topin shumë mirë, di të luajë me një takim dhe me dy takime po aq mirë. Ai lëviz pas shpinës së njerëzve, ai sulmon krosat dhe ndihmon ekipin me një persion shumë të mirë kur nuk e kemi topin.
Më pëlqen gjithçka nga ky futbollist që i bën të gjitha. Para katër vitesh nuk ishte i tillë dhe tani është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim,” – përfundoi Mourinho.
