- Në dyert e ndriçuara të dashurisë, nuk mund të hyhet duke kaluar nëpër tunele të errët.
- Këmbana nuk do të vlente asgjë pa tingullin e saj. Kështu dhe njeriu pa zërin e tij të veçantë.
- Babëzia dhe xhelozia qëndrojnë në themel të çdo krimi dhe babëzie.
- Me zemrën e një njeriu që ju do, nuk mund të silleni si me një qytet të pushtuar.
- Truri i njeriut është miniera më e pa shfrytëzuar. Të mënçurit janë ata që dinë të ndajnë mineralin nga balta.
- Për të parë madhështinë, nuk ka nevojë të përdorim teleskopë.
- Nuk mund të ketë padrejtësi të vogël dhe padrejtësi të madhe. Ka thjesht padrejtësi dhe kaq.
- Xhelozia nuk është një krimb që e gërryen dashurinë pak e nga pak, por është një gjarpër që kafshon dhe helmon pa rreshtu, jo vetëm dashurinë, por krejt kuptimin e jetës.
- Kush mbetet rob i kujtimeve të së kaluarës, s’ka guxim të kërkojë rrugët e së ardhmes.
- Mbasi e helmon dikë në shpirt, nuk mund ta ëmbëlsosh dot me një lugë mjaltë, madje as me mjaltin e gjithë botës.
- Në qoftë se mbretërinë e lumturisë tënde do ta ndërtosh mbi themelet e pikëllimit dhe vuajtjes së dikujt tjetër, mallkimi dhe mungesa e qetësisë do të të ndjekin hap pas hapi gjer në ditën e fundit.
- Ne nuk mund të nisim një rrugë të re me këpucë të vjetra dhe as të gatuajmë një bukë të re me maja të vjetër e të thartuar.
- Një kasolle në këmbë, vlen më shumë se një pallat i rrëzuar.
- Politika nuk mund të shndërrohet në një instrument që prodhon kurthe për të zënë lepuj, por në një instrument që prodhon shpresë, besim dhe dashuri.
- Lumenjtë dhe mund t’i ndalim e t’u ndryshojmë rrjedhën, po kohën dhe vdekjen kurrë.
- Duka

mire aforizmat, po esse-te ku i ke mo’….?
16. Neqoftese sot eshte e Enjte, dje ka qene e Merkure, kurse neser do te jete e Premte.
17. Edhe bora edhe kosi jane te bardhe. Sheqeri po ashtu.
18. Oficeret japin urdhera, ushtaret i zbatojne.
Ka edhe te tjera por per sot po e leme me kaq.