Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në qytetin e Vlorës në një dëgjesë publike.
Rama u shpjegoi të pranishmëve se si do funksionojë qeveria e re, në atë që ai e quan “Koalicioni i madh me popullin”.
“Kjo luftë bëhet vetëm nëse njerëzit e zakonshëm përfshihen në bashkë-qeverisje. Ta çojë zërin te ministri menjëherë, te autoriteti më i lartë deri sa problemi të gjejë zgjidhje. Të ketë një ekran ku çdokush të regjistrohet me emër e mbiemër, dhe jo qytetari dixhital si te kazani i Saliut. Kur të verifikohet që zyrtari i ka rënë në qafë qytetarit, ai s’mund të rrijë më në zyrë, biles të shkojë edhe në burg. Qeveria e re nuk mund të shkëputet nga populli, do jetë koalicion i madh i të gjitha shtresave shoqërore,” tha Rama.
Por nuk munguan as batutat në dëgjesën publike, kur kryeministri tha se gjërat nuk bëhen me shkop magjik dhe se duhet pasur durim.
“Unë e di që Vlora s’ka asnjë me emrin Durim. Nuk është vlonjat ai me emrin Durim, e njoh unë e kam mik.
Durimi i është sosur edhe më të duruarve, edhe tironcave, se kanë vite që presin. Ka Kujtim, e Guxim në Vlorë, po Durim nuk ka,” tha me shaka Rama.

Mjeshter i batutave me kripe,megjithate kripa ma karar !!