I del makinës së tij përpara, humb jetën 49–vjeçari

DITA Online

 

Një burrë ka gjetur vdekjen të martën në Elbasan, për shkak të një ngjarjeje aksidentale.

Sipas policisë, 49–vjeçari ka humbur jetën në tentativë për të ndaluar automjetin e tij që e kishte lënë të pa siguruar.

Makina ka rrëshqitur për shkak se ndodhej në dishezë dhe ai i ka dalë përpara për ta ndaluar, por mjeti e ka marrë përpara duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas policisë, viktima, i identifikuar vetëm me iniciale Xh. M, banues në fshatin Vulçan është dërguar nga familjarët i vdekur në spital.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *