Ribery: Ja pse e kam refuzuar Kinën

Gazeta Dita

Shumë yje të futbollit kanë preferuar ta mbyllin karrierë në Kinë, por ky nuk është rasti i mesfushorit të Bayern-it, Franck Ribery.

Në një intervistë të fundit, francezi ka zbuluar se e ka pasur mundësinë, por ka refuzuar.

“Është e vërtetë, para dy vitesh, kur dëgjova se sa para mund të fitoja atje, ishte diçka e pabesueshme. Megjithatë, unë luaj futboll për zemrën, për kënaqësinë, jo për para.

Ky është mentaliteti im”, – është shprehur 34-vjeçari për revistën “Sport Bild”.

Ribery ka dhjetë vite që luan në Mynih, gjatë së cilave ka shënuar 111 gola dhe ka dhënë 173 asiste.

Ai është një legjendë e klubit dhe një nga më të preferuarit e tifozëve. Kjo e bën të ndihet si në shtëpinë e tij, gjë që e ka theksuar shpesh.

“Dua të luaj në nivelin më të lartë dhe të fitoj tituj, edhe pse jam në fundin e karrierës. Kjo është më e vlefshme se milionat nga Kina”, – ka shtuar “Mbreti”. Kontrata e tij aktuale përfundon në qershor 2018.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *