Çeku i ngarkuar me kanabis tenton të kalojë kufirin shqiptar, ja si e zbuloi policia (Emri+Foto)

Gazeta Dita

Një shtetas çek, 42 vjeçari Elchin Ragimov është arrestuar sot në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, pasi shërbimet e Policisë Kufitare me shërbim në vijën e dytë, e kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar automjetin tip “Opel”, me targë 5AR2462, me të cilën udhëtonte ky i fundit drejt Malit të Zi.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit, shërbimet e policisë konstatuan 24 pako të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e parakolpit dhe pjesën e pasme.

Pakot ishin të mbështjella me letër natriban, ku pas peshimit rezultoi rreth 19 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *