Nis procesi gjyqësor ndaj 14 të akuzuarve për tentativë grushti shteti në Malin e Zi

Gazeta Dita

Procesi gjyqësor ndaj disa personave të akuzuar për pjesëmarrje në një tentativë grushti shteti në Malin e Zi nisi sot, ndërkohë që mbrojtja ka kërkuar përjashtim të prokurorit për “anësi”.

Në mesin e 14 personave të akuzuar, që rrezikojnë dënime të rënda me burg, radhitet Andrija Mandiç dhe Milan Knezeviç, dy liderë pro-rusë të Frontit Demokratik (FD), lëvizja kryesore opozitare, si dhe dy shtetas rusë që do të gjykohen në mungesë.

“Prokurori po ushtron presione ndaj të akuzuarve dhe avokatëve të tyre. Ne flasim për anësi absolute”, deklaroi Milan Petroviç, një nga avokatët e mbrojtjes.

Prokurori Milivoje Katniç ka publikuar gjithashtu zbardhjen e një bisede mes një avokati dhe një prej të akuzuarve i menduar për ta mbrojtur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *