Ja kush është kapiteni i ri i skuadrës së Bayern München

Gazeta Dita

Bayern München zyrtarisht ka caktuar kapitenin e ri dhe ai është Manuel Neuer.

Lajmin e ka dhënë shefi ekzekutiv i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge. “Numri një është numri një, Manuel Neuer. Ai ka qenë i shkëlqyer me kombëtaren, brenda dhe jashtë fushës”, – është shprehur 61-vjeçari për të përditshmen “TZ”.

Neuer, i cili nuk ka udhëtuar me skuadrën për turin aziatik në Kinë dhe Singapor për shkak dëmtimi, do të pasojë legjendën Philipp Lahm, i cili u largua nga futbolli pas sezonit të kaluar.

Shiritin para kampionit të botës e ka pasur holandezi Mark van Bommel dhe tani do të rikthehet në krahun e një mesfushori tjetër. Po, sepse Manuja luan kudo!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *