Kukësi-Sherif/ Publikohen formacionet, kampionët e Shqipërisë luajnë me 3 sulmues

Gazeta Dita

Ekipi i Kukësit luan sot në orën 19:30 në “Elbasan Arena” ndeshjen më të rëndësishme të këtyre 5 viteve në elitën e futbollit shqiptar.

Skuadra verilindore përballet sot me skuadrën moldave të Sherif Tiraspolit për të përmbysur humbjen 1-0 në ndeshjen e parë, pas një penalltie të shkaktuar nga mbrojtësi spanjoll, Albert Serran.

Trajneri Gjoka ka hedhur në fushën e lojës një formacion ku nga minuta e parë do të luajnë përkrah njëri-tjetrit 3 sulmues.

Pejiç do të formojë dyshen e zakonshme të sulmit me Eminin, i cili kthehet në formacionin titullar. Kukesit i duhet një fitore me dy gola diferencë për të arritur kualifikimin historik në Ligën e Kampioneve.

Formacionet Kukësi-Sherif:

Kukësi: Koliqi, Shameti, Serran, Hallaçi, Rrumbullaku, Musolli, Lena, Guri, Kale, Emini, Pejiç.

Trajner: Ernest Gjoka

Sherif: Mikuliç, Raku, Posmac, Sushiç, Badibanga, Leite, Anton, De Noijer, Brezovec, Mugosha, Bajala.

Trajner: Roberto Bordin

Gjyqtar: Irfan Peljto (Bosnjë-Hercegovinë)

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *