Lewandowski: Aubameyang shton presionin dhe rivalitetin

Gazeta Dita

Lajmi se Pierre-Emerick Aubameyang do të qëndrojë te Borussia Dortmund (siç pretendojnë drejtuesit e klubit) ka gëzuar jo vetëm tifozët verdhezi, por edhe rivalin më të madh të gabonezit për trofeun e kryegolashënuesit të Bundesligës, Robert Lewandowski.

Sulmuesi i Bayern-it vjet u mposht nga ish-milanisti, por pret që sezoni i ardhshëm të mbajë emrin e tij. “Qëndrimi i Aubameyang-ut është diçka e mirë për kampionatin, ashtu si edhe për ne.

Kur e fitojmë shpejt titullin, nuk kemi më tensionin e duhur. Nëse ai nuk largohet, rivaliteti dhe presioni rritet”, – u shpreh polaku në Shanghai, aty ku rekordmenët aktualisht po zhvillojnë turin veror.

Në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar, ku Aubameyang e kaloi yllin e bavarezëve me një gol më shumë (31-30), ky i fundit u ankua se shokët e tij të skuadrës nuk e ndihmuan për të shënuar, por tashmë ai nuk do t’i rikthehet kësaj teme. “Mendimin tim e thashë kur isha me kombëtaren. Nuk kam pse ta përsëris”, – shtoi 28-vjeçari.

Thomas Müller me shokë e morën mesazhin. Po ndodhi prapë në vitin 2018…

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *