Eleminimi i Kukësit, Gjoka: Gjynah për çunat që dhanë gjithçka në fushë

Gazeta Dita

Trajneri Gjoka u duk tepër i mërzitur pas eliminimit të pamerituar të skuadrës së Kukësit ndaj skuadrës moldave të Sherif Tiraspol. Për teknikun e skuadrës kampione ishte thjesht çështje fati dhe ata e nuk merituan skualifikimin nga Liga e Kampionëve.

“Nuk e di, gjynah për çunat që dhanë gjithçka në fushë, por duhet të pranojmë verdiktet e lojës. Ka momente kur ti merr frymëmarrje dhe kundërshtari të merr lojën, duhet te tregoheshim me cinik. Shënuam dy here, humbëm penallti, bërëm edhe dy shtylla, thjesht pa fat.”

Ndërrimet

“Edhe po te bënim një ndërrim tjetër e njëjta gjë. Nuk është çështje ndërrimesh po çështje fati.”

Futja e futbollistit Naser

“Nuk është koha për të bërë analizën e futjes se Naserit. Do flasim në të ardhme për ketë gjë.”/Panoramasport.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *