Marcelo është një nga futbollistët më të varur nga tatuazhet. Mbrojtësi brazilian i Real Madridit për pak muaj ndoshta nuk do të ketë asnjë pjesë të trupit të tij pa “pikturuar”.
Kampionët e Evropës aktualisht po stërviten në Los Angeles dhe Marcelo ka shfrytëzuar kohën e lirë atje për të bërë një tatuazh tjetër. Çmenduri? Kjo gjë nuk ka emër…
Siç shihni edhe në këto foto të publikuara sot si kujtesë nga gazeta “Marca”, 29-vjeçari çdo ngjarje të rëndësishme të jetës e ka në lëkurën e tij.
Mos e ka radhën fytyra tani?
