Ky është ylli me i vogël i zbuluar ndonjëherë

DITA Online

Ylli më i vogël i matur ndonjëherë është zbuluar nga një ekip ndërkombëtar i astronomëve.

Vetëm pak më i madh se Saturni, tërheqja gravitacionale në sipërfaqen e tij yjore është rreth 300 herë më e fortë se ajo që njerëzit ndiejnë në Tokë.

Ylli i sapo zbuluar, i quajtur EBLM J0555-57Ab, mund të ndihmojë shkencëtarët në kërkim të jetës së huaj (ekzistencës së alienëve).

Yjet e vegjël dhe të zbehtë janë kandidatë të shkëlqyer për zbulimin e planetëve me madhësinë e Tokës, të cilët mund të kenë ujë të lëngshëm në sipërfaqen e tyre, një përbërës kyç për zhvillimin e jetës.

Shkencëtarët për të zbuluar planetë të largët të ngjashëm me tokën, duhet të matin zbehjen e yllit që orbitojnë planetët duke qenë se ata kalojnë para tij me çdo trajektore.

Me yjet me madhësi normale kjo është pothuajse e pamundur për t’u arritur, sepse ato janë shumë të ndritshëm për planetet e tyre orbitalë. EBLM J0555-57Ab është rreth 600 vite dritë larg nga Toka dhe është më i vogël se Jupiteri, megjithatë masa e saj është 85 herë më e madhe.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *