Elbasan, vetëvaret biznesmeni 54 vjeçar

DITA Online

 

Një 54-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Viktima është Shefik Bora i njohur si pronar i një biznesi bar restorant në afërsi të parkut Rinia në Elbasan.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21.30 në banesën e tij.

Sipas dëshmisë të djalit të tij dhënë për oficerin e policisë nuk jep një shkak se përse i ati shkoi në këtë veprim kjo edhe për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të së birit.

Kanë qenë vet familjarët që e kanë gjetur 54-vjeçarin duke njoftuar edhe policinë.

Babai i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze është vetëvarur në sheshpushimin e shtëpisë së tij në gjendje tejet te rënduar psikologjike.

Burime jo zyrtare thonë se një shkak mund të jetë plani për prishjen e lokalit të tij për shkak të zgjerimit të rrugës dhe një projekti që përfshin parkun Rinia.

Policia vijon punën për zbardhjen e shkaqeve që e çuan në ketë vetëflijim 54 vjecarin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *