Eh, more Ben vёllai! Atё torturё qё kam hequr parmbrёmё, natёs sё varrit do t’ja tregoj. Sapo u ktheva nga puna (ti e di se unё kam filluar n’atё firmёn e gurores nё Shpatmal) mora njё kafshatё bukё dhe rashё tё flija si i vdekur. Mirёpo gjumё i thёnçin. Sepse sapo mbylla sytё (mua kёshtu m’u duk) mё erdhi njё njeri i egёrsuar, me thikё nё dorё dhe mё vuri njё lak nё grykё. Unё bёj tё çlirohem, por ai bёnte sikur qeshte dhe lakun ma shtrёngonte mё fort. Gruaja qё po vinte rrotull nё kuzhinё i paska dёgjuar pёrpёlitjet e mia nё jermi dhe erdhi e mё tёrhoqi jastёkun. “Tafil, Tafil!” dёgjova si nёpёr mjergull zёrin e saj. “Çfarё ke qё sёkёlldisesh, ti mezi po merr frymё. Çohu se po mbytesh!”. Unё u ktheva nё krahun tjetёr dhe siç duket vazhdova gjumin. Nuk e di sa kohё jam endur nёpёr atё tymnajё kllapije, por personi me thikё nё dorё nuk po mё ndahej. Mё hodhi njё shtёllungё tymi para syve dhe mё tha:
– Ti je fajtor!
– Pёr çfarё jam fajtor? – pyeta unё, duke u dridhur nga frika. Unё s’kam asnjё faj, ju
betohem pёr kokё tё kalamajve, jam njeri i ndershёm, as kam vjedhur, as kam shpifur… asnjё fjalё tё keqe s’kam thёnё, asgjё s’mё lidh me doganat, as me tenderat, jam krejt i pafajshёm…
– Ti s’paske faj? – u çorr ai me ulёrima nё kupё tё qiellit, (Tani unё vura re se pёrveç thikёs ai kishte edhe njё hundё tё zgjatur e tё mprehtё, si majё shpate).
Ai pёrsёriste:
– Po, po, pёr fajin tёnd po mbaj gjithё kёtё barrё mbi kurriz, njëzet e dy vjet
rresht, pa bёrё asnjё ditё pushim. Ti s’ke tё ngopur me vuajtjet e mia.
– Amani bre! – belbёzova unё, duke ngritur dy gishtat pёrpjetё. – Unё pёr ju kam
votuar gjithnjё, pёr kokёn e kalamajve, ty ta kam dhёnё votёn!
– Domethёnё e pranon edhe vetё, ё?. Mё mёrzite me atё ndershmёrinё tёnde, kujt i
duhet ajo? Na nxive jetёn, gjithnjё po kjo fytyrё pranё kutisё sё votimit, po ata dy gishta pёrpjetё! Nuk gjete njeri tjetёr t’i ngarkoje barrёn e kryetarit? Vetёm unё duhet tё sakrifikoj pёr juve? Nuk e sheh si jam kërrusur e bёrё kockё e lёkurё, duke tё shёrbyer ty? Edhe hunda mё ёshtё zgjatur. Edhe flokёt mё janё nxirё nga boja, duke punuar pёr ju, pёr popullin.
Unё Partia, unё Presidenti, unё Qeveria, unё Parlamenti, unë Gjykata, unë Gërdeci… Pse, ore, tё gjitha do t’i bёj unё? Do jap dorёheqjen se s’bёn. Mjaft mё! Ti mё je qepur e s’mё ndahesh me ato gishtat pёrpjetё. Po, po unё do tё iki vetё, s’duroj mё. Do tё dal nё pension! Po, po do tё largohem. Nё majё tё hundёs ma keni sjellë. Vrisni veten, po tё doni, unё do tё iki. Po, po, ju siguroj Ju!
– Amani bre, mos e bёni kёtё – i thashё –Kij mёshirё pёr ne, pa ty ne na ha ujku.
– Edhe me ujkun mё krahason? – Dhe mu hodh e mё zuri frymёn. Po tё mos mё
kishte tundur Lefteria, unё do tё isha asfiksuar. Ajo mё tundi dhe mё tha:
– Ç’janё ato fjalё, o i zi, çfarё ke qё sёkёlldisesh nё gjumё? Na llahtarise! Unё luaj
jastёkun, ti meazallah se vije nё vete. I zi, mos je pёrzier me ndonjё nga ata tё krimit tё organizuar apo me ata, si i thonё, Klani i Zemunit? Na more nё qafё me kuç e me maç. S’po kam gajle pёr vete, se ne e hёngrёm çairin tonё, po fёmijёt e shkretё ku t’i lemё. Tё kam thёnё njёqind herё: Tafil, mos u pёrziej me çdo lloj njeriu, shikoje ku e vё kёmbёn, ka lloj-lloj njerёzish bota, tё çojnё nё dёrrasё tё kalbur… mos je ngatërruar edhe me atë veshin e Cekës? E zeza unë…!
Lefteria s’pushonte. E kishin kapur tё dridhurat. U mundova ta qetёsoja, por ajo kish marrё pёrdaf. Se edhe ёndёrrat çoku i beson. Kur i thashё se kjo ёshtё vetёm ёndёrr, ajo m’u kthye: Dёgjo, Tafil! Edhe ёndёrrat dalin, mos e merr me shaka. Gjyshja ime, rahmet pastё, ёndёrrat i kishte dorё me njё. Kam frikё pёr fёmijёt. Do na i marrin klandestinё dhe do na i shesin te greku e te serbi.
Tani o Ben vёllai, (se ty tё kam si kёshilltar tё besuar) kam edhe njё pyetje qё mё ngacmon e s’mё lё rehat, as kur shkoj nё banjё. Gjithnjё rri e vras mendjen: Po sikur tё ndodhё prej sё vёrteti qё ai kryetari i partisё dhe i qeverisё tё vendosë ashtu papritur tё japё dorёheqjen? Çfarё do tё ndodhё me kombin tonё? Si do t’ja bёjmё ne tё vdekshmit? Si do t’i vejё halli kёsaj Shqipёrie hallemadhe? Aman bre Ben vёllai! Më thuaj njё fjalё tё mirё inkurajuese se si mund tё shpёtojmё nga ky rrezik! Me ato qё mё tha nё gjumё apo nё ёndёrr, kryeministri ynё ka vendosur me tё vёrtetё tё largohet se e paskemi mёrzitur duke e votuar e stёrvotuar pёr njëzet vjet rresht, duke ngritur kёta të shkretё gishta, qё m’u thafshin nё rrёzё! Dele pa bari do tё mbetemi. I kёrkova njё mendim Lefterisё, se ti e di qё unё pa mendimin e saj nuk bёj asnjё hap, dhe ajo mё tha: Shko njё herё nё television dhe takoje atё fallxhoren e letrave apo tё yjeve, se ajo di t’i shkoqisё me rrёnjё e me degё tё gjitha ёndrrat. Jepi dhe asaj ndonjё lek dhe dёgjoje. Dhe unё shkova. Ajo na paskёsh qenё njё grua shpirt njeriu, fallxhore pёr kokё tё fallxhores, tamam nga ato qё e kanё botёn dhe fatin tonё nё pёllёmbё tё dorёs. Pasi mё dёgjoi me vёmendje, duke vёshtruar një copë herë tavanin, fallxhorja Zylfie mё pyeti se nё cilёn orё tё natёs t’u shfaq kryetari dhe kryeministri dhe unё i thashё se orёn tamam nuk e pashё se isha nё gjumё, po duhet tё ketё qenё mesnatё. E kuptoj, tha fallxhorja, ai paska ardhur te ti nё zero-zero tё natёs dhe ёndёrrat qё na shfaqen nё zero-zero, nuk janё dhe aq tё parrezikshme.
Pastaj mё pyeti:
– Si dukej nё pamjen e jashtme ai personi qё t’u shfaq nё gjumё? Ishte me flokё tё
zeza apo tё bardha? Po hunden si e kishte?
Unё ia thashё tё gjitha. Pas kёsaj fallxhorja përsëri ra nё mendime të thella. Mua mё kapi tmerri dhe e pyeta se çfarё do tё bёhet me mua?
– Me ty s’do të bëhet asgjë. Ti vazhdo voto!
– Po gishtat – e pyeta fallxhoren.
– Edhe me gishtat, veçse, kur t’i ngresh përpjetë, kujdes se mos nxjerrësh sytë.

Bijte e nipat e komunistave te PPSH po presin te iki Berisha. SHBA do ta leri prape aty, qe te mos vini dhe te vidhni ju bashke me hajdutin Meta.
Je bere si Mirush Kabashi te filmi Radiostacioni o Ben. Shkruan qe shkruan te pakten nrysho ndonje rresht
Zoti Minxhozi ! Nuk Ju njoh personalisht; por vetëm nëpërmjet shkrimeve dhe analizave T’uaja në mediat e shkruara dhe vizive. Për mendimin tim analizat tuaja janë mjaft të sakta dhe korrekte.Edhe ky “pamflet” humoristik i sotmi është mjaft domethënës.
Ju uroj suksese në karrierën tuaj.
ben i SH B A te henen mer uturakun ja mbaj berishes i mbaj te beje nevojen .mos haro se amerika nuk pyet per saliserbin por problemi jane muxhahidinet ti je rote nga mendja e nuk di gje tjter ..e ku e lame,,tek nevoja ,por mer dy uturake ,nje per m ,,tin dhe nje per shuren..perdorimi [ te parin do ta perdoresh ne darke,para se te flesh ,qe te tezere gjumi kollaj i mbaj ere mire qe era mos te dale deri ne mengjes..skizofren
SHBA e berisha ju ka lene pas 90`ne opozite dhe keni ngelur pa pune, pa leke. Vetem grate gjejne pune po ishin te mira……….Ju degjeneroi Imperializmi Amerikan o komunistet e Enverit.
Thone qe endrrat dalin,por ti ” o Tafil ” , paskerke vuajtur aq shume sa qe nuk po i tregon te gjitha per ate njeriun me hunde te madhe . Ai te tha, qe edhe kur te largohem nga kjo bote, une do te le nje meter litar jashte varrit qe Ti dhe gjithe ata shqiptaret , te hani koken me njeri tjetrin . Pas meje le te behet kiameti ! Vertete çdo te bejme ne te gjoret, po na iku Kryetari !
Kujto Tahir Minxhozin se e dini kush eshte.
SHBA e berisha ju ka lene pas 90`ne opozite dhe keni ngelur pa pune, pa leke. Vetem grate gjejne pune po ishin te mira……….Ju degjeneroi Imperializmi Amerikan o komunistet e Enverit.
Po qe do ike nje kryetar do iki.Ketu qendron gabimi i Minxhozit te Pertise.Eshte duke ikur kryetari i Partise Minxhozit Rama.Dje Tirana e braktisi.Sot u njoftue se Arvizu u zevendsue.Populli plus SHBA do ta largojne kryetarin tend o Minxhoz.SHBa nuk voton por kur te humb votat Rama atehere ata te SHBA se do i thone SUS SUS SUS.
sali ,ty o beni,e kelmendasit mbas 23 qershorit do tu shk…hejme cfare u permban libri shtepise.