Një vonesë prej më shumë se një orë ka pasur dje takimi i kandidatit për kryetar të Partisë Demokratike Eduard Selami në njësinë 5 të drejtuar nga Çim Babasi.
Pavarësisht përgjegjësisë për të qëndruar neutral, ky nuk nguroi ta quante Bashën si kryetar të PD.
“Vonesa ime lidhet me faktin që përcolla kryetarin”, tha Babasi duke shpjeguar vonesën në takim.
Filmimet e realizuara nga selia e PD nuk mundësojnë pamjet e plota të debatit, raporton Ora News.
Por kandidati për kreun e PD, Eduard Selami mbetet i bindur në vullnetin e tij për forcimin e partisë.
“Kjo garë është e pabarabartë dhe s’mund të prodhojë një rezultat të drejtë”, tha Selami.
Pavarësisht vështirësive, u shpreh Selami procesin e kanë në dorë demokratët që në 22 Korrik do të votojnë dhe garantojnë votën e tyre, në emër të demokratizimit të PD dhe ringritjes së saj.
Së bashku do të jemi një parti e madhe shprese, pohoi Selami që këmbëngul në bërjen e një analize të thellë.
“Hajde të bëjmë një analizë serioze. Ça i trembesh?! Më dil këtu përballë, leri kamerat, ku i ke kamerat pse ke frikë?! Hajde të diskutojmë, unë mbaj përgjegjësi për gjërat e mia ti për të tuat. Ca është kjo, me pritat e kohës së vjetër”, tha Selami.
“PD me mua kryetar, – vazhdoi Eduard Selami, – nuk do të jetë më pronë private pa konkurrencë vlerash, dhe me konkurrencë servilizmi”.
“Edhe këta fanatikët e statutit që shikoni tani, asnjë nuk hodhi firmën. U larguan sikur të kishte murtajë. Anëtari i Këshillit Kombëtarë që nuk hedh firmën, kur shkelet statuti dhe ka frikë. E kuptoni ku jemi katandisur? Këto ane fakte dhe realitet”, tha Selami.
Selami përsëriti optimizmin për rikthimin e PD në pushtet me fitoren e tij si kryetar: “Bashkë vijmë në pushtet, bashkë fitojmë shumë shpejt, duke ngritur problemet duke qëndruar pranë qytetarëve. Kjo është formula!Ditët më të mira tonat i kemi përpara. Së bashku do të bëjmë jo vetëm që PD të vijë në pushtet, me vlerat tona, me kartën morale, me mbështetjen mbarë popullore por edhe Shqipërinë do ta kthejmë në histori suksesi”.

Selam beji selam gares, mos krijo nje gare artificiale me gjasme “konkurent” per Kryecar SHQUP-i.
Mos u be komardare per Bashen, gra eshte e paracaktuar ai eshte zgjedhur Kryecar, behu BURRE jep doreheqjen nga kjo gare farse.