Parashikimi i Besnik Mustafaj: Rezultati i zgjedhjeve edhe në 2021 do të jetë fatal për PD

Gazeta Dita

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, një nga figurat që i është bashkuar grupit kundër Lulzim Bashës ka bërë një paralajmërim të fortë sa i takon situatës në të cilën ndodhet aktualisht opozita.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24” Mustafaj theksoi se PD-së i duhet një frymë e re, ndërsa theksoi se rezultati i zgjedhjeve në 2019-ën dhe 2021 do të jenë fatale, raporton “BalkanWeb”.

Mes të tjerash Mustafaj e cilësoi garën për kryetar të PD-së farse.

“Në asnjë ngjashmëri nga momentet në PD s’ka kjo periudhë. Kam qenë prezent dhe kam marrë pjesë në debate, qoftë kur iku Pashko në Aleancën demokratikë.

Apo qoftë kur ikën të tjerë. Ka qenë një lloj lufte brenda kupolës së partisë, por s’ka pasur vertikalitet. Masa e demokratëve përgjithësisht ka qenë kompakte, e bindur, në rrugën e zgjedhur nga lidershipi zyrtar. Më ka zënë vet në befasi shtrirja e madhe e këtij preokupimi, çka tregon se pjekuria politikë është më e lartë se çka mendon Basha. Jam në pozitat e një lloj rehatie.

Për mua 22-23 do jetë vazhdimi i ligjërimit publik. Por do të vazhdojë të këmbëngul në këtë linjë që brenda PD duhet të futet një frymë e re, për ndryshe do të jetë fatale 2019 për pushtetin vendor dhe akoma më keq 2021-shi.

Basha tha vetëm një frazë; Gabimet e mia janë politike. Por nuk duhet të ngelet me kaq”, tha ai, shkruan “BalkanWeb”.

Mes të tjerash publicisti Mustafaj pohoi se Rama po përdor të gjithë situatën dhe debatet që po ndodhin brenda PD-së.

“Rama do të jetë vetë të vendos dhe të vulos. Është në interes të tij nga kjo që po ndodh në PD. Ai gjatë gjithë kohës flet se: “Basha është çun i mirë” dhe ai fërkon duart. Kisha kohë që nuk kisha dalë nëpër rrethe se uë e kam bërë politikën në Tiranë.

Skam qenë një nga drejtuesit e PD që shonte në teren. Në këtë rast preokupimi është i madh. PD po degradohet, po rrënohet dhe rrënimi i saj përjetohet nga secili i anëtarëve si dramë personale.

Ata ishin gati të bënin gjithçka që është në dorën e tyre. PD gjënë e parë që duhet të bëjë është korrigjimi i depoltizimit që bëri Basha në PD. Kjo është një lloj ripolitizimi i PD.

Kur them për mbledhje, nesër do flasin përfaqësues nga shunmë rrethe, zonja dhe zotërinj pa emër kombëtar. Do jemi edhe ne që kemi një lloj emri kombëtar dhe do shprehim shqetësimin tonë për garën false dhe degradimin e PD dhe të marrë peng.

Ne nuk e kemi humbur shpresën se ka vesh për ta dëgjuar. Nëse nuk dëgjon Basha do dëgjojnë të tjerët. Kjo lëvizje duhet kuptuar se është e vetmja mënyrë leximi i saj, për ti dhënë energji PD.

Kjo shmang rrudhjen. Basha nuk ngjall dot shpresë dhe dimensionet e një lideri në këndvështrimin tim.”, theksoi Mustafaj.

Share This Article
5 Comments
  • O Mustafe,vetem nje gje duhesh te thuash troc,qe PD-ja do te deshtoje per sa kohe qe sundohet nga mostrat e diktatures komuniste dhe dobicerit e saj.Ku njeri prej tyre jeni dhe ju,o marksist-leninisti Mustafaj.Pse jeni dhe mbetet po ju, ne Shqiperi vazhdon te riciklohet bota e krim-korrusionit-mafjozo-imoralo-politik ne dite e vite deri me sot ne te tri pushtetet.E endesishmja eshte me se fundi SOVRANI,USA dhe BE-ja u binden se duhej bere sa me shpejt dhe bile dhe me force,Reforma ne Drejtesi,VETTINGU dhe ligji i dekriminalizimit,qe qellimisht u mundua te tjetersohej apo vonohej nga zozite tua,qe nuke duan t’ja dine as per popull dhe as per atdhe,perpara lekeve te piset e pushteteve pa kufi me c’do forme e cmim.Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju sozite e diktatures komuniste te konvertuar ne te majte e te djathte e nje djalle e gjysem per te ruajtur sundimin ne te tre pushtetet.Besoni.

  • Islamiku B.Mustafaj , akoma nuk e ka marre vesh , se PD-ja ka fituar vetem ne zgjedhjet parlamentare te vitit 1992 , kurse te gjitha zgjedhjet e tjera , i ka VJEDHUR . Humbja e PD-se ka filluar me nje here pas zgjedhjeve te marsit 1992 , ne zgjedhjet lokale ne qershor dhe me gjithe maskaralleqet e pa fund te F.Nanos me shoke , zgjedhjet kurdohere jane fituar nga e majta , sepse populli ka pare tek PD-ja nje parti neo-fashiste , nen drejtimin e sherbimeve sekrete sllavo-greke !

    • Kjo eshte e vertete dhe duhet te dihet nga te gjithe. Pyetja ime eshte: Si ka mundesi qe populli shqiptar votoi ne shumicen dermuese per PD ne mars 1992 dhe pas tre muajsh votoi ne mase derrmuese kundra saj. Llogjika nuk e pranon nje gje te tille. Ne se populli do te kishte votuar me pas per PD, atehere do te thoshim se ne zgjedhjet lokale u vodhen votat nga e majta. Por populli cdo here ka votuar per te majten dhe kjo tregon 100% se edhe ne zgjedhjet e marsit 1992 rezultati ka qene i manipuluar per te ndryshuar sistemin. Ka qene nje marreveshje e heshtur midis politikaneve te asaj kohe edhe me keshillen e nderkombetareve qe te ndryshonte sistemi dhe kaq. Zgjedhjet u manipuluan ne mars 1992. Heret e tjera kur PD ka ardhur ne pushtet jane grabitur me force dhe manipulime te tjera. Asnjehere populli shqiptar nuk ka votuar dhe kurre nuk do te votoje per te djathten, sidomos kur ajo eshte extreme dhe e papergjegjeshme si PD.

  • Nuk ka shanz me PDja me ardhe prape ne pushtet, se ma mire nje ish komunist hapur se nje ish komunist i kamufluar si ju…
    Game is over.

  • Tja besh koken pace ketij, ha gjithe PD-ja.
    Bo bo cfare idioti eshte ky…Po pse i jep hapsire o Gazeta…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *