Topi: PD është në lulzim të mjeruar

redaktor

Ish-presidenti i Republikës dhe ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Bamir Topi, foli rreth situatës që po kalon Partia Demokratike duke deklaruar se ajo gjendet në një fazë të degradimit të vazhdueshëm të saj.

I ftuar në emsionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, kryetari i FRD tha se situatës që po kalon kjo parti i shkon për shtat të them se aktualisht PD është në lulzim të mjeruar.

Më tej Topi përdori shprehje të filozofit Frederik Engels kur tha se ndryshimet sasiore në PD kanë sjellë ndryshime cilësore dhe se sipas tij aktualisht në PD mbaruan figurat cilësore që kanë dhënë kontribute, rrjedhimisht kjo parti është në një situatë mjerane.

“Kryetari de facto i Partisë Demokratike është ai që ka pushtetin e plotë dhe ky është Sali Berisha. Ka nga ata që besojnë në një rikthim të Berishës në krye të PD. Jam i bindur që verdiktin e listës e ka dhënë Berisha”, tha Topi.

Ish- presidenti, foli gjithashtu edhe për mazhorancën duke thënë se fakti që populli e votoi më shumë Edi Ramën do të thotë se në mandatin e  parë ka qeverisur shumë mirë.

“Por kur ke edhe një kundërshtar të dobët si PD fitorja të bëhet dhe më e lehtë. Unë nuk shikoj te PD peshën e duhur të një partie të opozitës”, u shpreh së fundmi kreu i FRD duke sulmuar sërish Partinë Demokratike.

Share This Article
2 Comments
  • Dy kala me kane bere pershtypje te madherishme ne jeten time: kalaja e Ali Pasha Tepelenes dhe Vila e bamir Topit.

  • Ne fakt ajo po pastrohet.Pastrimin ma te madh e beri kur ju largoj ju nga rradhet e saj o doktori i lopve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *