Zotërinj demokratë! Ju lutem votoni për Bashën!

Dita
Kryetari i PD Lulzim Basha dhe deputeti Eduard Selami, duke hyre gjate nje mbledhje te grupit Parlamentar te PD, ku i kane bere thirrje mazhorances te pranoje kerkesen e opozites per ngritjen e komisionit parlamentar per emerimet dhe shkarkimet ne Policine e Shtetit.

Luli PD-në e katandisi,
në tri beteja blozë e më blozë,
në këtë betejë që sapo nisi,
me Luli Bashën jam tifoz!

O demokrat i orës parë,
për Lulin ti voto si burrë,
se me Lulashin kryetar,
ju kokën s’do ta ngrini kurrë!

Votoni sot për Luli Bashën,
të gjithë në lista siqë jini,
dhe humbjen në zgjedhjet e radhës,
krejt të sigurt do ta kini!

Lulashi listat ka pastruar,
të ketë në zgjedhje si siguri,
nga ky pastrim kush ka shpëtuar,
të votojë Lulin përsëri!

Do thoni ju-ç’të duhet ty,
ne punët tona i dimë vetë,
po vota juaj është e çmuar,
të rrijë e majta në pushtet!

Lulashi duket një kollos,
në çdo betejë si i patundur,
pastaj partinë e plevitos,
se është mjeshtër për t’u mundur!

Ndaj prapë ju them votoni Lulin,
dhe përsëri e përsëri,
pastaj në zgjedhjet që do vijnë,
humbjen e kini siguri!

E dua shokun Lulëzim,
ndaj jam në thirrjen i vërtetë,
se Luli Basha është bekim,
për socialistët në pushtet!

Luli ka humbur-po bërtet,
sikur të jetë një fitimtar,
të tjerat ju i shihni vetë,
se ç’hile bën në këtë garë!

Votoni pra këtë “kollos”,
me të të lidhur kini fatin,
dhe s’ka ç’i bën zoti Patoz,
sapo në dorë të marrë mandatin!

Votoni pra ju Luli Bashën,
mjeshtrin për gjyq e procedurë,
me Lulin jini të sigurt,
që s’do ta ngrini kokën kurrë!

Votoni Lulin fuqimisht,
më keq PD-ja të fundoset,
dhe socialistes-sigurisht,
pushteti kurrë nuk do t’i soset!

A. Duka

Share This Article
3 Comments
  • I ke kenduar hymin PD -s i dashur Arben ! Kjo far e mbjell ktu e 30 vjet nuk ndron “shije”! Kjo lukuni, nuk del dot jasht gardhit e cadrave qe i ndertojn, e aty do notojn si fis Amazone ! Esht “qeleshja ” qe meritojn …
    PD ista te dhjer….. PD ista te mjer ……turp nuk kishit anje her……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *