FOTO/ Modric bëhet numri 10 i Real Madridit

Gazeta Dita

Luca Modric, më në fund, do të jetë numri 10 i Real Madrid, fanella që i takon për atë që bën në fushën e lojës. Pas largimit të James Rodriguez për te Bayern Munich, numri 10 kishte mbetur i lirë dhe klubi “Los Blancos”, pas një bisede me “Adidas”, ka vendosur t’ia besojë kroatit këtë përgjegjësi.

Deri tani, mesfushori kishte luajtur me numrin 19, që nga dita e parë që ka zbarkuar në Madrid, në vitin 2012. Nga ana tjetër, Marcos Llorente dhe Borja Mayoral janë futbollistët e tjerë të Real që do të ndryshojnë numër duke mbajtur përkatësisht 18 dhe 21.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *