Borxhi publik i Shqipërisë ra në gjysmën e parë të vitit falë huamarrjes së shtrënguar të qeverisë dhe rritjes së prodhimit kombëtar.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në fund të qershorit borxhi kombëtar zbriti në 66.9 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 70 përqind që ishte në fund të vitit 2016.
Pavarësisht rritjes së shpenzimeve gjatë fushatës elektorale, qeveria nuk mori hua, por i financoi ato me të ardhurat e veta. Sipas të dhënave zyrtare, në pesë muajt e parë të vitit, bilanci i buxhetit të shtetit rezultoi me sufiçit në masën 6.2 miliardë lekë, ose gati 50 milionë euro.
Por kufizimi i huamarrjes është vetëm njëra nga arsyet e rënies së borxhit. Arsyeja tjetër është rritja më e lartë ekonomike.
Treguesi i borxhi publik matet si raport ndaj prodhimit kombëtar, ndaj kur ekonomia rritet, borxhi ulet. Ministria e Financave parashikon se krahasuar me vitin e kaluar vlera e Prodhimit të Brendshëm Bruto pritet të rritet me 95 miliardë lekë duke lehtësuar ndjeshëm borxhin kombëtar.
Megjithatë shifra e borxhit për gjashtëmujorin e parë nuk është përfundimtare, pasi nuk përfshin huatë që qeveria pritet të marrë në gjysmën e dytë të vitit. Në buxhetin e shtetit Ministria e Financave ka parashikuar se për të gjithë vitin borxhit do të rezultojë në 68.9 përqind.
Edhe pse kjo shifër është më e lartë nga treguesi i gjashtëmujorit, ajo sërish përbën një rënie jo të vogël të borxhit krahasuar me një vit më parë.

Nastradin Aga po i qahej nje miku te tij:
SA E MESOVA GOMARIN QE TE MOS HANTE BUKE FARE, AI NGORDHI DHE ME LA NE PIKE TE HALLIT!
Keshtu edhe Edi Rama me rilindjen e tij socialiste qe mburret se ka kursyer si nikoqir buxhetin e shtetit, por qe ne fakt nuk ka kryer per 4 vjet asnje investim serioz dhe nuk ka terrhequr asnje investotor te huaj gjate mandatit te tij enverist.
atehere:
Mburrjet e Edi Rames per kursime si ato te nastradinit me gomarin e tij tingellojne si mburrjet e Enverit qe i mesonte shqyptaret te ishin nikoqire dhe kursimtare maksimale, por qe hidhte lekat e popullit badiava per bunkere dhe kombinate dallkauke qe nuk punuan asnje dite me fitim real.
PO MESO PAK NGA SHBA DHE TRUMPI O EDI RAMA,
Qe i kane vetem Kines Komuniste borxhe me trilione dollaro, por qe eshte vendi qe investon me shume ne Bote per mirqenien e popullit,
ndryshe:
Rilindja jote Enveriste do te duket si Nikoqire e mire pa popull fare, pasi shqyptaret te jene arratisur te lemerisur nga Nikorqilleku Socialist si ne Kohen Nikoqire te Partise se Punes.