VIDEO/ Berisha flet për grupin anti-Basha: Të ulemi dhe të shohim…

Gazeta Dita

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha pas votimit për kryetarin e ri të PD-së e pranoi për herë të parë se përgjegjësi kryesor për humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit është Lulzim Basha.

Por, pavarësisht kësaj ai ftoi çdo demokrat, përfshi dhe ata që sot nuk votuan, të gjejë gabimet e veta, të reflektojë dhe të bashkëpunojë për ringritjen e partisë.

“Përgjegjës për rezultatin është Lulzim Basha, pastaj përgjegjësi kanë me radhë, në shumë aspekte, secili duhet të shohë ku e ka një copë përgjegjësie edhe në bazë, edhe në degë. Duhet një tjetër strategji. Partia i ka mundësitë të bëjë një analizë të plotë që t’i shërbejë një strategjie të re që do ta çojë drejt fitores, e kuptoj se disa nuk votojnë, ka demokratë të zemëruar, i ftoj të zhvishemi nga emocioni, të mos e shohim humbjen si fatalitet, të mos dehemi nga humbja por të ulemi dhe të shohim çfarë do bëjmë që të mos ndodhë sërish”,- tha Berisha.

Në këtë linjë, Berisha iu dha një mesazh të qartë të gjithë kritikëve të Bashës.

“Është normale t’i kërkosh Bashës dorëheqje, por nuk mund t’ja imponosh nuk e ke në statut. Është normale të kërkosh shtyrje afati për zgjedhjet, por u mblodh kryesia dhe e gjykoi pastaj vendosi.

Nuk dua të mbaj anën e askujt. Dëshiroj që të gjithë demokratët të fillojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët, që të ndërtojnë një strategji të re fitoreje…Brenda çdo partie ka larmi deklaratash, por është jetike në vlerësimin tim, në mënyrë që një strategji e re të bëjë që kjo humbje të harrohet”.

Ai sqaroi gjithashtu se është tërhequr me kokë dhe s’do ketë më asnjë rol në PD. “S’do kem asnjë rol. Përpiqem nga mëngjesi në darkë të luftoj Edi Ramën, do luftoj dhe pasardhësin e tij. Po s’kam ndërmend të ndërhyj në punët e brendshme të PD”,- shtoi Berisha.

Share This Article
5 Comments
  • Ti mire ke ba qe je larguar nga PD.Por nuk je i besushem.Ke semundjen e lidershipit te pamposhter triumfator.Edhe pse te ka krrusur mendja ma keq se trupi me ftyre te vyshkur.
    konkretisht.Dehjet zakonisht vijne nga fitoret.Jo nga humbjet.
    Tashti te ndryhesh ne cader per 2-3 muaj e te dehesh e te bahesh tape.Kjo mund te pranohet si parashikim humbje qe ne fakt ashtu rrezultoi.I ngrati Basha mbas cadres perfundoj ne frigorifer dhe u ngri fare.Shpetimi erdhi me garanci nga Mareshalli Berisha.Ne ujdi me punishten e shlivovices per ta vendos se s’ban Bashen kryetar.Ku ma mire per aftesi dhe per shtat i takon te jete,jo qe asht i teri ore mavri i teri kryekar,nise e sose nga koka e deri ne kembe..

  • Po te kishte per te ngrene PD,e haje ti,por e le kermen ne kokalla dhe tani sheh se si kacafyten per kockat kopeja e qenve qe afrove ti.Merre me leng se mishi u heng,thoshin ne mencat e kopratives.Nuk vjen me PD ne pushtet.

  • Kur me ju ne pushtet!Tradhetuat votuesit e djathte.shkateruat shqiperine vodhat sa deshtet…Kur me ju ne pushtet

  • Shko mor Bastard .Ekzekutor i shkaterrimit te Demokracise ,PD dhe Shqiperise.Je Perbindsh i urryer.Po ne kete Dynja lahen prapesite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *