Zjarri përfshin pyllin në Ibë, kreu i EC: Rrezikohen disa banesa, po ndërhyjmë me helikopter

Gazeta Dita

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e fshatit Ibë, në Tiranë, ditën e sotme. Flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me pisha, por për shkak të erës rrezikojnë të përhapen edhe pranë zonave të banuara.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikëset, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve të zjarrit.

I kontaktuar nga “News24”, kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi tha se nga zjarri në Ibë, rrezikohen edhe disa banesa.

Prençi tha se drejt kodrave të Ibës është nisur edhe një helikopter, për të mundësuar shuarjen e zjarrit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *