Klopp: Neymar-PSG? S’e besoj, do të ndryshonte gjithçka

Gazeta Dita

Jurgen Klopp gati sa nuk ka thënë se transferimi i Neymar-it te PSG-ja do të ishte fundi i botës. Trajneri i Liverpool-it së fundmi ka refuzuar publikisht një ofertë marramendëse nga Barcelona për lojtarin e tij, Coutinho, dhe ka dëgjuar lajmet që e lidhin yllin e katalanasve me nënkampionët e Ligës 1.

Siç raportohet prej ditësh, PSG-ja është gati të paguajë 222 milionë euro (klauzola e largimit në kontratën e brazilianit), duke ofruar 30 milionë euro pagë vjetore plus shpërblime për sulmuesin, duke përfshirë edhe udhëtime me avion privat, vetëm për ta bindur të bëhet prijës i skuadrës më të shtrenjtë në Francë.

Gjermani, megjithatë, mendon se kjo lëvizje do të kishte pasoja masive për futbollin.

“Ka kaq shumë thashetheme rreth e rrotull. Vetëm një prej tyre është për Coutinho-n. Nëse Neymar nuk është thashethem, atëherë pffff! Është më shumë se ‘niveli i radhës’, nuk ka më lidhje fare me këtë planet. Vërtet? Po flasim për 222 milionë euro? Nuk mund ta besoj se diçka e tillë mund të ndodhë. Sinqerisht, nëse ndodh, atëherë gjithçka ndryshon”, – ka qenë reagimi i tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *