Zinedine Zidane ka qenë sot në një intervistë për media.
Francezi ka folur në këtë intervistë për merkaton e madrilenëve.
“Ata janë mire.
Janë të lumtur të nisin turin.
Kanë 10 ditë në stërvitje dhe futbollistët duan të luajnë.
Për ne kjo është ndeshja e parë, ndërsa për United është e katërta”, u shpreh Zidane në prag të miqësores me Manchester United.
“Është e vërtetë që futbollistë shumë të mirë janë larguar nga ekipi, por ne tentojmë të përmirësojmë ekipin.
Ne jemi të lumtur me futbollistët që sapo janë bashkuar me ne, ata duan të jenë me ne dhe të stërviten.
Sezoni do të tregojë nëse kemi përmirësuar skuadrën.
Largimi i Moratës është padyshim i hidhur.
Sezonin e kaluar ai tregoi vlerat e tij.
James Rodriguezit i uroj më të mirën te Bayern”, u shpreh Zidane në lidhje me largimet nga Real Madrid.
Në lidhje me shanset për të blerë Mbappe në këtë merkato vere, Zidane deklaroi:
“Ne jemi me ata që sapo kanë mbërritur, ne jemi 28 dhe unë mendoj për futbollistët që kam në dispozicion.
Si gjithmonë mund të ndodh gjithçka… deri më datë 31 gusht.
Mbappe është shumë lojtar I mirë, por unë mendoj vetëm për ndeshjen e nesërme dhe të përgatis skuadrën për sezonin tjetër”.
dh.th
