Borussia Dortmund nis fushatën e “vjedhjes” së tifozëve

Gazeta Dita

Nga Pekini në Berlin, Borussia Dortmund synon të pushtojë botën. Është vënë në kërkim të tifozëve të rinj, për të shitur gjithmonë e më shumë. Më shumë fanella, më shumë shalle, me shumë produkte. Në javët e kaluara, verdhezinjtë kanë qenë në turne në Azi: sapo kanë zbarkuar në Japoni kanë lajmëruar rinovimin e kontratës me Kagaëa.

Një mënyrë për t’i shkelur syrin vendasve. Tani, klubi e ka zhvendosur vëmendjen në Berlin. Në vrimat e letrave të apartamenteve të kryeqytetit gjerman janë futur fletëpalosje që reklamonin fanellën e re me shkrimin “Oh ti tifoz i BVB”.

Tifozët e Hertha-s, në Gjermani, tallen për faktin se janë mes klubeve të pakta në Bundesliga që nuk arrijnë ta mbushin plot stadiumin sistematikisht: atëherë Dortmund ka provuar t’ia vjedhë tifozët, por Hertha-s nuk i ka pëlqyer aspak kjo lëvizje. Klubi nga Berlini është kundërpërgjigjur menjëherë.

Në profilin zyrtar të klubit në twitter është publikuar një fotografi ku “ftesa” e Dortmund hidhet në plehra. Sipër, shkruhet: “Përpjekje e bukur, po për fletët e juaja, më shumë se vrimat e letrave të kryeqytetit, vendi i përshtatshëm është një tjetër…”. Nga Pekini në Berlin Dortmund provon të pushtojë botën. Por Hertha nuk është dakord.
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *