Fitorja e Bashës, Genc Pollo: Vota ndihej dhe dihej. Për Selamin kam një mesazh

Gazeta Dita

Deputeti i PD Genc Pollo ka reaguar në ‘Facebook’ pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar i PD në zgjedhjet e zhvilluara dje, ku Basha kandidonte përballë Eduart Sealmit dhe fitoi me një diferencë të madhe votash nga anëtarësia.

Genc Pollo thotë se vota e anëtarësisë tregoi atë që ndihej e dihej, ndërsa Eduart Selamin e përgëzon për fushatën dhe qëndrimin ndaj rezultatit.

“Urimet më të përzemërta kryetarit të PD Lulzim Basha. Vota e anëtarësisë tregoi atë që ndihej e dihej. Përkrahje për sfidat jo të lehta që presin PD e Shqipërinë Përgëzime z Selami për fushatën gojëmprehtë e sidomos për qendrimin ndaj rezultatit e urimin e fituesit. Koha për të parë përpara e për të kontribuar për Partinë Demokratike e për një opozitë efikase kundrejt Rilindistëve 2.0 që me gjasë do të shtojnë zullumin”- shkruan Pollo.

Share This Article
7 Comments
  • Nje fitore e papritur,nje ndeshje gjigandesh ne politiken boterore.Opinioni boteror mezi po mbante frymen sa te dilte rezultatio. .Pollo foli.,po plaka Nurihan,,Doris Pack,engjelli mbrojtes i kuqos Pollo,,kur do te flasi per fitoren e Bashes?

  • Mire zullumin e rilindesve e dini, po zullumin thellesisht antishqiptar te origjines tende e dini zoti Pollo?

  • Po mor Palaco.Thuaj te verteten sa mori Selami qe te behej Kandidat -Dordolec?? Politika ne Shqiperi keshtu i ka zgjidhur keto probleme ne shume raste!!!.Natyrisht qe te gjitha palet jane te kenaqur.Basha -Sumkapuci mori Kryetarllekun,Selami-i Peshtirosur -nje dore te mire me EURO,dhe Pollo,Nje vijimesi ne Politiken mafioze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *