Tërmet 5.2 ballë në Itali

anazapta

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë ka tronditur Italinë në orën 12:33 minuta. Lëkundjet janë lokalizuar në provincat Lucca, Massa dhe La Spezia. Tërmeti është regjistruar në thellësinë 5 km. Informacionet e para flasin për shembje ndërtesash në provincat Massa Carrara, Lungiana, Fivizzano e Casole, ndërsa në Postella ka mbetur i plagosur një person.

Janë regjistruar dy lëkundje të forta në Emilia dhe në Toskanë. Në zonën e Emilia Romanjës, e cila u godit edhe vitin e shkuar nga një tërmet i fortë, njerëzit kanë dalë në rrugë në panik, por në qytet nuk janë regjistruar dëme.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *