McGregor vesh bluzën e kampionit të NBA-së, lojtari: Hiqe, jam fans i Mayweather

Gazeta Dita

Sportisti irlandez i arteve marciale mike Conor McGregor ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare “Instagram”, ku ka veshur bluzën me nr.23 të basketbollistit të Golden State Warriors, Draymond Green.

Një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer shumë kampionit të NBA-së, që ka shprehur pakënaqësinë që irlandezi mban fanellën e tij. “Unë jam fans dhe mbështes Mayweather vëlla, jo ty.

Hiqe atë bluzë”, ka qenë komenti i basketbollistit të Golden State, Draymond Green, që ka komfirmuar se në duelin e 26 gushtit do të bëjë tifo për boksierin amerikan.

Nuk ka munguar replika e kampionit irlandez të UFC-së, që ka thënë se uniforma që mban të veshur nuk është e Green, pavarësisht se në fanellë është numri 23. McGregor ka thënë se ka veshur uniformën e ish-basketbollistit të Golden State, C.J.Watson, që ka luajtur me Golden State disa sezone më parë (2007-2010).

“Është uniforma e C.J.Watson vëlla. Unë nuk e kam fare idenë se kush je ti. Ti ndoshta je ende në shkollë”, ka qenë komenti replikues i irlandezit, që po përgatitet në Las Vegas për duelin e 26 gushtit ndaj Floyd Mayweather.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *