Mediat britanike kanë raportuar pasditen e sotme se Everton ka bërë një ofertë të dytë në adresë të Swansea, në mënyrë direkte për liderin e mesfushës, Gylfi Sigurdsson, me vlerë totale £45 milionë, përfshirë këtu edhe bonuset.
Sipas gazetarit të Daily Telegraph, John Percy, oferta është £40 milionë, ndërkohë që pjesa tjetër do të paguhet me këste. Ndërkohë, bëhet e ditur gjithashtu se klubi i Swansea kërkon të përfitojë £50 milionë në këmbim të yllit islandez.
Mediat britanike informojnë se oferta fillestare e Everton ishte në shumën £40 milionë, me trajnerin Ronald Koeman, i cili shpreson që bonuset e shtuara të mund të bindin Swansean të lëshojnë objektivin e “Toffees”.
Futbollisti 27-vjeçar i përfaqësueses së Islandës u transferua te Swansea në vitin 2014 nga Tottenahm dhe duket se është gati të rikthehet në elitë. Ai nuk mori pjesë në turin përgatitor të Swanseas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
