VIDEO/ Nuk u bë pjesë e ceremonisë, përshëndetja zyrtare e Ilir Metës me bashkëshorten

Gazeta Dita

Gjatë gjithë ceremonisë së betimit dhe inaugurimit të Kreut të Shtetit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Presidentit të ri Ilir Meta, nuk pranoi të merrte rolin e saj si Zonjë e Parë, duke qëndruar në ‘hije’ në këtë detyrë por duke shkaktuar më shumë bujë me qëndrimin e saj në të gjitha momentet.

Duke nisur nga parlamenti, ku në vendin e familjes ishin vetëm 3 fëmijët e Metës, duke vijuar me mungesën në takimin mes familjeve presidenciale në Presidencë, në foton e Presidentit Meta me 3 fëmijët dhe më pas në takimin me bashkëshortin, Monika qëndroi ‘stoike’ në premtimin e saj se nuk do të ishte Zonjë e Parë.

Në kohën që Meta ka pritur shtrëngimin e duarve me të pranishmit në Presidencë, Kryemadhi e ka përshëndetur formalisht, pa iu afruar, pavarësisht se para saj deputetja Arta Dade pati një takim miqësor me Metën.

Me të njëjtën mënyrë ka përshëndetur edhe fëmijët e saj që prisnin ‘mysafirët’.
Shtrëngim duarsh Presidenti i ri pati edhe me Kryeministrin Edi Rama, një takim që mungoi gjatë betimit të parlament.

Share This Article
2 Comments
  • …teatër e tallje e madhe me popullin.
    Meta me 3 fëmijët dhe më pas në takimin me bashkëshortin,….. Monika qëndroi ‘stoike’ !….në premtimin e saj se nuk do të ishte Zonjë e Parë,sa përmitiv e trajtojnë këtë popull !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *