EMRI/Qëllohet me bombë molotov godina e Kryeministrisë, ja kush është autori i ngjarjes

Gazeta Dita

Një i ri nga Fieri ka tentuar të zgjidhë problemet sipas mënyrës së tij, por i ka hapur më shumë telashe vetes.

Duke iu referuar burimeve nga policia e Tiranës, BalkanWeb mëson se i riu nga Fieri Ardian Peshtanaku 25 vjeç është arrestuar pasi dje në orën 13:30 ka qëlluar me shishe molotov godinën Kryeministrisë.

Teksa është marrë në pyetje, i riu ka pranuar krimin dhe ka pretenduar se këtë verprim e kreu në shenjë hakmarrje pasi shteti nuk i zgjidhe hallet.

NJOFTIMI

Më datë 24.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P. 25 vjeç, banues në Fier, sepse në orën 13:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, ka hedhur një shishe me lëngë ndezëse, e cila ka shpërthyer po pa shkaktuar probleme në njerëz. Neni 154 i kodit penal.

Share This Article
1 Comment
  • TE LUMTE DORA OR CUN.

    KA ME DEKADA TE TERA, NUK I FUTET GJEMB NE

    KEMBE KRIMINELAVE QE NA RRJEPIN DITA DITES.

    PO NUK U DHAME NE HAKEN, MOS TE PRESIM

    TE VIJE NDONJE ZGJIDHJE NGA HENA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *