Shoqata e transportit urban në protestë: 80 linjat e reja, vendim klientelist

Gazeta Dita

Transporti urban ndërqytetas ka paralizuar punën në shenjë proteste kundër vendimit të ministrit të Transporteve për miratimin e 80 linjave të reja urbane.

Prej orëve të para të mëngjesit asnjë prej autobusëve në terminalet e Tiranës nuk është nisur për në destinacionet e përcaktuar. Qytetarët kanë qenë ata të cilët kanë ndjerë pasojat e bllokimit të transportit publik në këto ditë pushimesh por protesta nuk kurseu as turistët e huaj në vendin tonë.

Operatorët kërkojnë ndërhyrjen e kryeministrit që të zhbëjë këtë vendim të ministrit të transporteve pasi për ta këto linja janë të panevojshme dhe klienteliste. Ndërsa kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve për situatën e krijuar.

Nga kjo protestë kanë përfituar furgonët e palicencuar të cilët sot kanë pasur ditën më me shumë punë pasi qytetarët kërkonin të arrinin në destinacion me çdo kusht pavarësisht mënyrës apo mjeteve.

Ndërkohë për vijimin e kësaj proteste me të njëjtin reagim si në Tiranë edhe në rrethe pritet të zhvillohen sërish nëse nuk do të ketë një reagim nga institucionet shtetërore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *