Nga krijimi i FRESH deri te Presidenca, jeta politike e Ilir Metës

Gazeta Dita

Ilir Meta është Presidenti i 10-të i Shqipërisë. Me një angazhim politik 26- vjeçar, Meta ka qenë protagonist i të gjitha ngjarjeve historike që u zhvilluan pas ardhjes së pluralizmit në Shqipëri.

Në këto 26 vite në politikë, Presidenti 48-vjeçar, Ilir Meta, ka ushtruar postet më të rëndësishme shtetërore. Në vitin 1990, Ilir Meta vetëm 21 vjeç mori pjesë në takimin me Ramiz Alinë dhe u angazhua me lëvizjen studentore që solli edhe përmbysjen e sistemit komunist në Shqipëri.

Ndryshe nga shumë prej miqve të tij në lëvizjen studentore, Meta zgjodhi të mos përfshihej në Partinë Demokratike. Në vitin 1992, Presidenti i ri i Republikës themeloi së bashku me ish-kryeministrin Pandeli Majko, Forumin Rinor Eurosocialist.

Pas një viti, Meta u zgjodh në kryesinë e Partisë Socialiste. Ilir Meta ka qenë deputet i të gjitha legjislaturave duke nisur nga viti 1992. Në vitin 1998 kur ende nuk kishte mbushur 30 vjeç, Ilir Meta u zgjodh zv.kryeministër dhe vetëm një vit më vonë në vitin 99’ ai do të bëhet Kryeministër i Shqipërisë.

Me Metën Kryeministër, socialistët arritën të fitonin zgjedhjet në vitin 2001. Socialistët e mandatuan atë sërish për të qenë Kryeministër, por debatet e forta me Fatos Nanon e detyruan atë të dorëhiqej dhe t’ia linte drejtimin e qeverisë Pandeli Majkos.

Edhe me postin e zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, konflikti mes Ilir Metës dhe Fatos Nanos nuk mundi të qetësohej. Për këtë arsye, në vitin 2004, Meta së bashku me 8 deputetë të PS-së vendosën të largohen dhe të krijojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ndonëse një forcë e re dhe pa peshë politike, LSI-ja u shndërrua brenda pak vitesh forca që përcaktonte drejtimin e pushtetit. Suksesi i LSI-së ishte i lidhur drejtpërdrejtë me mënyrën e drejtimit të kësaj force nga Ilir Meta. Përmes një opozite të fortë, Meta i vetëm kundërshtoi ndryshimet kushtetuese të dy partive të mëdha në vitin 2008.

Ilir Meta u fut në grevë urie për të kundërshtuar ndryshimet kushtetuese që synonin eliminimin e partive të vogla, përfshirë edhe LSI-në. Ilir Meta arriti që me LSI-në të fitojë katër mandate në vitin 2009, të cilat rezultuan vendimtare pas një marrëveshjeje politike me Partinë Demokratike për stabilitetin në vend.

Në bashkëqeverisje me PD-në, Meta mbajti postin e zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm. Në zgjedhjet e vitit 2013, Meta zgjodhi të ribashkohej edhe njëherë me familjen e tij socialiste dhe firmosi për bashkëqeverisje me Edi Ramën.

Në katër vitet e fundit, Ilir Meta ka qenë bashkëkryetar i qeverisë dhe ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Kuvendit. Nga 24 korriku me votat e maxhorancës, Ilir Meta është presidenti i 10-të i Shqipërisë.

JUXHIN MUSTAFARAJ/PANORAMA

Share This Article
1 Comment
  • me keqardhje them se ne shqiperi trekendeshi biznes-politike -media e ka mbytur ate vend..shtoji ketu dhe zullumet e ambasadoreve hipokrite dhe lobet serbe-greke ne perendim….kuptohet kush e shperfytyrioi ate vend
    …
    ne rradhe te pare aty nuk ka moral.
    .
    shembulli i meposhtem ku ilir meta ne 2008 quan berishen spiun te dyfishte dhe ne 2009 ben aleance me “spiunin”
    kjo nuk ndodh as ne vendet e pushtuara dhe as ne kolonite klasike.
    .
    ne presidence ilir meta le te rilexoje kete dekadence dhe ndyresi te tij

    LSILIR META në 7 korrik 2008, akuzë në Kuvend: SALI BERISHA, spiun sigurimi dhe agjent i UDB.

    Shtetasi shqiptar Sali Berisha, politikan prej 20 vjetësh dhe aktualisht me detyrë kryeministër i Shqipërisë, dhëndër në Serbi, martuar me Sllobodanka Ramën, vajzën e një koloneli (oficeri aktiv) të shërbimeve sekrete agjenturore Jugosllave, nuk do ketë mundësinë t’i shpëtojë damkës së zezë, hijes së krimeve dhe faktit të turpshëm, që ka qenë spiun i sigurimit të shtetit, me aktivitet intensiv konkret dhe maksimal, me pasojë burgosjen dhe internimin e shumë familjeve të intelektualëve e njerëzve të thjeshtë, kundërshtarë të regjimit diktatorial komunist.
    Në një deklarim të tij publik në televizion, Berisha tha: “Nuk kam qenë spiun, nuk kam denoncuar dhe nuk kam dënuar njeri”. Mirëpo, gjatë një akuze të bërë në parlamentin shqiptar, në datën 7 korrik 2008, nga deputeti Spartak Braho në emër të grupit parlamentar të LSI, përforcuar me ulërima nga kreu i LSI Ilir Meta, u deklarua se ka prova shkresore, se SALI RAM BERISHA, komunist, pedagog, mjek në klinikën e bllokut dhe pjesë e brendshme e familjes së diktatorit, ka qenë jo vetëm spiun i sigurimit të shtetit prej 21 vitesh gjatë diktaturës komuniste shqiptare, por dhe “agjent special” i shërbimeve të huaja, me veprimtari agjenturore kryesore anti-shqiptare, si spiun në shërbim të UDB-së Jugosllave. Shkak që LSI dhe Ilir Meta, nxori nëpërmjet Spartak Brahos “letrat” e SALIUT si spiun dhe agjent i UDB, ishte fakti që SALIU, JOZEFINA dhe 20 deputetë “figura të pastra” me në krye Astrit Patozin, kërkuan shtyrjen e miratimit të projekt-ligjit “BIBERAJ” të hartuar prej BE për lustracionin (hapjen e dosjeve), për në muajin tetor 2008, pra pas pushimeve verore.
    Kjo shtyrje u konsiderua prej Ilir Metës, si lojë e Sali Berishës për “konflikt interesi si spiun i sigurimit shqiptar dhe agjent i shërbimeve sekrete të huaja me veprimtari agjenturore anti-shqiptare”. Akuza e LSI, u përforcua në një emision televiziv edhe prej ish-shefit të SHIK, Fatos Klosi, atëherë anëtar kryesie i LSI, i cili aprovoi dhe deklaroi hapur, se ka dokumente autentike që provojnë plotësisht akuzën e LSI në parlament, që SALI RAM BERISHA ka qenë spiun i sigurimit të shtetit shqiptar dhe që është agjent i UDB. Po citojmë të plotë, akuzën e LSI, bërë në parlament në datën 7 korrik 2008, nga (ish) deputeti Spartak Braho:

    Spartak Braho, në emër të LSI: “Sali Ram Berisha, spiun sigurimi dhe agjent i UDB”
    “Kam detyrimin t’i bëjë me dije dhe me prova parlamentit, se Sali Berisha është i interesuar të bllokojë miratimin e ligjit të lustracionit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe të ish-shërbimeve agjenturore të huaja, sipas rekomandimeve dhe afateve të përcaktuara nga BE dhe KiE. Ka fakte, që SALI RAM BERISHA dhe shumë nga ministrat e deputetët e afërt të kabinetit të tij, janë ish-spiunë të sigurimit dhe kanë dosje me veprimtari konkrete në dënimin me burg dhe internimin e shumë intelektualëve, familjeve e qytetarëve të tjerë. Përveç si ish-spiun i sigurimit të shtetit shqiptar, ka prova e fakte, se SALI RAM BERISHA, ka pasur dhe ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi), si informator i rregullt dhe i vullnetshëm i këtij shërbimi, duke dhënë informacione me efekt zhvillimesh anti-shqiptare. Këto shërbime si spiun sigurimi dhe agjent i UDB, SALIU i bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore me UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas. Kryeministri SALI BERISHA, ka pasur takime e biseda të fshehta edhe me Millosheviçin, takime që i ka pranuar edhe vetë.
    Grupi parlamentar i PD dhe kryeministri SALI BERISHA po kundërshtojnë dhe po bllokojnë projekt-ligjin e Biberajt, mbasi po të hapen dosjet, del se në krye të listës së spiunëve dhe agjentëve anti-shqiptarë në shërbim të të huajve është vetë kryeministri. Kam prova të plota, se SALIU ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane, me zbulues e agjentë rezidentë të huaj. SALIU ka frikë nga miratimi i projekt-ligjit të dosjeve të spiunëve, mbasi e di mirë, që do ta pësojë ai dhe gjysma e kabinetit qeveritar dhe e grupit parlamentar të PD. Unë këto akuza i kam deklaruar edhe në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për diskutimin e ligjit të hapjes së dosjeve.

    sot per sot ilir meta eshte nje paterice e sali bishes dhe komandohet me pult nga rruga elbasanit qe ne 2005

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *