Rritja e çmimit të ujit, reagon kreu i PD-së: Veprim kriminal i Ramës dhe Veliajt

Gazeta Dita

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë. Ai e konsideron këtë gjë si një veprim kriminal ndaj qytetarëve, të ndërmarrë nga Rama dhe Veliaj.

Përmes një statusi në FB, Basha shkruan se Rama u kujtua për ujësjellësin pasi harxhoi 500 mln euro për fasada. STATUSI Rritja e çmimit të ujit të pishëm është veprim kriminal ndaj qytetarëve i Ramës dhe Veliajt.

Është një tjetër rekord i një qeverie thellësisht anti-popull. Pasi harxhoi më shumë se 500 milionë euro të parave publike për fasada dhe luks, Edi Rama u kujtua se qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë. Për të kompensuar keqmenaxhimin dhe vjedhjen në ujësjellësin e Tiranës, Edi Rama përmes Erion Veliajt ka vendosur të dënojë qytetarët duke jua faturuar atyre koston e keqqeverisjes së tij.

Partia Demokratike do të votojë nesër kundër këtoj vendimi antipopullor dhe ju bën thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë bashkiakë të votojnë për interesat e qytetarëve që ata përfaqësojnë dhe jo të dyshes Ramës e Veliajt.

Share This Article
3 Comments
  • Uji 24 ore eshte domosdoshmeri, shume më i domosdoshem se trami imagjinar, dhe pavaresisht nje rritjeje cmimi, me sa ka deklaruar Velia nuk shkon më lart se cmimi ne disa rrethe,
    Megjithate sado te rritet cmimi perseri eshte me leverdi te madhe ekonomike per qytetaret edhe per aresyen e thjeshte se sot qytetaret në Tirane e blejne ujin e pishem, neser kur uji i pishem nuk do u mungoje ne cezem 24 ore ne 24, nuk do detyrohen te shpenzojne perdite te blejne uje.
    Velia tha qe po te aplikohet cmimi i Korces mund ta sjelle brenda 2 vitesh ujin e pishem 24 ore. Kjo do ishte akoma me mire, madje sa me shpejt aq edhe me më shume leverdi per qytetaret, pas perfundimit te punimeve mund te beje perseri nje ulje cmimi ne nivelin e disa rretheve, apo manovra te tilla, apo dhe te mbaje cmimin sa ne Korce.
    Kjo eshte logjika me e thjeshte, por per lulin nuk ka rendesi zgjidhja perfundimtare e problemit te ujit, por ka rendesi qe gjerat te shkojne sa me keq, se keshtu mendon te perfitoje kredite politike.
    Dhe per fasadat, jane te domosdoshme, vertet mund te kene nje kosto, por jemi si nata me diten me vendet Europianeperendimore, dhe nje rregullim aq sa mund te behet duhet bere.
    Luli më mire te sqaroje pse nuk e hodhi vet kete hap per zgjidhjen e problemit te ujit.

  • Ti ne vend te zesh mend vepron te kunderten.Rritje cmimesh ne vendet perendimore nuk kane te ndalun.Tashti si te kuptojme ty kryezoti opozitar.Ne kemi 27 vjet qe do ju ngjiteme perendimorve.Ti na filozofon shenja te dyshimta te pavullnetshem ndaj perendimorve apo te dyshimta ne tepelkun tend shterpe.Me kete nivel ideologu politikan do ngelesh gjithe jeten ne opozite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *