Një shtetas ka mbetur i lënduar nga lënda plasëse e hedhur në det nga një gomone që kryente peshkim me dinamit në zonën e mbrojtur të Karaburunit në Vlorë.
Ilir Ahmeti nga Orikumi i Vlorës ishte zhytyr në thellësi me bombol kur në det është hedhur një sasi lënde plasëse, dinamit.
Drejtoresha e Zonave të Mbrojtura në Qarkun Vlorë, Lorela Jazaj thotë se personi ka dëmtime në aparatin e dëgjimit dhe në mushkëri. Një person është i dyshuar, ndërsa ky është rasti i parë i evidentuar gjate ketij sezoni turistik
Lorela Jazaj: Në momentet që flasim është një rast sporadik. Policia na ka konfirmuar se një person është në hetim. Më përpara ka qenë probleme por ka ardhur duke u reduktuar.
Ahmeti ishte zhytur ne thellesi me bombola, kur është hedhur dinamiti nga nje gomone qe levizte shume prane tij.
Atij i është dhënë ndihma e parë nga autoritetet e pikës së shërbimit të zonave të mbrojtura në zonën e Shën Janit në Karaburun dhe më pas është njofuar policia. Nga spitali i Vlorës mësohet se Ameti është jashtë rrezikut për jetën.
Karaburuni si zonë e mbrojtur po preferohet edhe nga pushuesit edhe me hapjen e ishullit të Sazanit. Mirëpo, hedhja e lëndëve plasesë ne det jo vetëm dëmton botën nënujore por largon edhe turistët.

Eshte vrasje e mbetur ne tentative–Cfare thoni ju peshkim i paligjshem,demtim i peshkut me lende plasese,?
Eshte vrasje me paramendim,keshtu duhet trajtuar,.
Shteti kur ishte shtet,denoi P.D. me 20 vjet heqje lirie per peshkim me dinamit,duke e vleresuar si mbajtje armatimi pa leje per akte sabotimi,per te rrezuar me violence pushtetin popullor.Lere se tani hiqet si politik dhe mori paret e burgut !
Futjani dinamitin nga mbrapa se shkaterruan cdo gje.
NUK KANE FAJ KETA,
KANE FAJ PUSHUESIT QE VIJNE KETU NE SHQIPERI.
C’JU DUHET O TE MJERE, VINI PER PUSHIME
DHE LINI KOKAT.