Maradona: Nëse do të ishte VAR në vitin 1986, goli im ndaj Anglisë do të ishte anuluar

Gazeta Dita

Diego Armando Maradona aprovon dhe miraton përdorimin e moviolës në futboll. Ish-ylli i përfaqësueses së Argjentinës dhe Napolit ka folur mbi VAR (arbitri video asistent) në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare për FIFA.

“Teknologjia sjell transparencë dhe kualitet në futboll, është e mirëseardhur. Qartë, nëse do të ishte VAR në vitin 1986, goli im ndaj Anglisë do të ishte anulluar”, deklaroi Maradona.

“Mano de Dios? Kur shpreh mendimin dhe opinionin tim pozitiv ndaj implementimit të teknologjisë në futboll më vjen në mendje ai gol dhe di me siguri që nuk do të ishte shpallur i vlefshëm nëse do të kishte qenë VAR.

Edhe në Botërorin 1990 jam shpëtuar, sepse kam larguar topin me dorë në vijën fatale në ndeshjen kundër Rusisë. Arbitri nuk e vuri re. Për fat të mirë nuk mund të përdoret teknologjia në mënyrë paravepruese”, u shpreh ylli botëror i futbollit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *