VIDEO/ Mourinho zbulon tratativën e dështuar me Bale: Nuk të blej, se nuk më flet me gojë

Gazeta Dita

Në tunelin e dhomave të zhveshjes, vetëm pak momente para fillimit të miqësores mes Manchester United dhe Real Madrid, trajneri i Djajve të Kuq, Jose Mourinho, teksa takohej me disa prej ish-futbollistëve të tij te Los Blancos, ndër të tjerë është përshëndetur edhe me Gareth Bale, me të cilin ka shkëmbyer edhe një batutë të bujshme, aq sa ka pushtuar të gjitha mediat britanike.

Është një sekret publik që trajneri i Manchester United ka bërë gjithçka që Bale të jetë i vetëdijshëm për faktin që nëse do të largohej këtë merkato vere nga Spanja, atëherë ai do të gjente një vend në Old Trafford.

Pikërisht këtë gjë është munduar të vërtetojë dhe dëshmojë edhe televizioni spanjoll, kur ka filmuar komentet e Jose Mourinhos në adresë të Gareth Bale në Levi Stadium të Santa Clara, California të dielën, para ndeshjes mes Real Madrid dhe Manchester United në International Champions Cup.

Mourinho priste dhe takohej me futbollistët e Real Madrid në hyrje të tunelit, teksa në një moment Bale kalon dhe portugezi përqafon futbollisin me vlerë £89milionë, ish-transferimi më i shtrenjtë dhe i thotë: “Nuk mund të të blejë ty, sepse ti nuk më flet me gojë mua”.

https://youtu.be/iUDXi9-Lhs4

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *