Çmimi i ujit/ Këshilltarët e LSI akuza të forta: Bizneset e deputetëve të PS–së përdorin pa kontratë ujin e pijshëm

Gazeta Dita

Me kërkesë të këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Bashkiak të Tiranës, është thërritur në një seancë dëgjimore për problemet e ujësjellësit të kryeqytetit, Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Kjo seancë që po zhvillohet në këto momente në sallën e këshillit bashkiak, synon një njohje më të plotë e të detajuar të të gjithë problematikës, që ka ujësjellësi i Tiranës, të cilat nuk janë të lidhura vetëm me nevojën për rritjen e çmimit, po pikësëpari me domosdoshmërinë e mirëmenaxhimit të këtij sektori jetik dhe të ujit si pasuri kombëtare.

Për rritjen e faturimeve që janë në një nivel skandaloz që nuk i kalon as 30 përqind të prodhimit, për luftën kundër informalitetit e lidhjeve të paligjshme të shumë bizneseve të deputetëve të PS–së apo të bizneseve të klientëve të pushtetit me fabrika birre, me fabrika pijesh freskuese apo alkoolike, me pika karburantesh që përdorin pa kontratë ujin e pijshëm për lavazhe e me dhjetëra e dhjetëra biznese të tjera te zona e Freskut, në Tufinë, në unazën e re apo në të gjithë autostradën deri në Vorë!

Por një arsye themelore që këshilltarët e LSI-së kanë thirrur këtë seancë dëgjimore me kryetarin e bashkisë është edhe garantimi i transparencës për qytetarët, sepse në fund të fundit bashkia është e tyrja dhe interesi i tyre është parësor!

Share This Article
13 Comments
  • Te ngreshe cmimin e ujit ne Shqiperi eshte veprimi me i poshter qe mund te beje nje kryebashkiak, i cili duhet te abandonohet nga votuesit sepse eshte nje njeri i keq, mendjemadh, karrierist dhe demagog.

        • Ti nuk je pensioniste por nga truri ke kohe qe ke dale ne pension. Helmi dhe vreri qe ke ne shpirt nuk justifikon ato qe thua. Z. Veliaj eshte njeriu me i gjetur per punet e bashkise Tirane.Kur ngritja e cmimit shkon per te investuar ne nje rrjet teresisht te amortizuar nuk duhet te behemi pengese.

    • FATKEQESIA ME E MADHE, ESHTE REAGIMI NE MASEN ZERO I POPULLIT SHQIPETAR, TRIM HEROIK DHE TE DROGUAR.

      JO PER GJE, LALI DHJERI, MJAFTON TE SHKURTOJE NGA BORDEROJA E UKT, ATA RRETH 1,500 VETA, QE NUK BEJNE ASNJE PUNE, POR I KA RREGJISTRUAR PER TE BLERE VOTA, DHE JA KUR U GJETEN 400,000 DOLLAR NE MUAJ.

      POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK, PO MERR ATE QE MERITON, MASHTRIMIN, PASI MASHTRUES ESHTE EDHE VETE.

  • Prova ka apo, ai tha ky tha dhe ju perserisni si papagalli? Dilni nga zyra dhe beni pak pune te vertete investiguese se po tall bythen idioti Petrit Vasili me ju.

  • E more vesh ti VELIA se kush eshte LSI-ja. Ti nuk i besove Rames kure ai Tha: Keta ma kan nxi jeten.Per nje votim te nje reforme duhet te jepnim drejtorin e pyllit.
    Ti Veloia c`fare do ti japesh tani LSI-se qe ta votoj ligjin. He mo Rama i dhe po ti c`fare do ti japesh.?!!!!.

    • Ligjet behen ne parlament dhe jo ne keshill bashkiak, oooo Aliii! Ishte séance degjimore se vendimin per rritjen e cmimit e ka marre ai. A kupton???
      Jeni bere te gjithe profesora te gjithollogjise kotesore.

  • A e di njeri sa i del kosto per m3 dhe pse po rritet cmimi se eshte rritur kosto apo se keshtu i teket dikujt .Se ky dikushi neser shton disa zv drejtore,jurista,shofere e magaziniere e thote se me eshte rritur kosto e do rrisim cmimin .Se qytetaret do ta paguajne se skane ku vene

  • Konsumatoret e ujit ne Tirane , nuk ka pse trajtohen ne menyre te privilegjuar ! Ata , duhet te paguajne ujin per m3 ashtu sikurse paguajne te gjithe rrethet e tjera .
    Qytetaret duhet te kerkojne furnizim me uje per 24 ore , por jo ta kerkojne ate pa paguar .Shume komentues ketu , jane fanatike partiake , sidomos te LSI-se . Ne mcilin rreth te vendit kompendohen per ujin , qytetaret ne nevoje ? ! Monika dhe Lulio punojne vetem per vota , jo per shqiprate e Shqiperine !

  • Cdo debil behet i suksesjme kur harxhimet e tija ia fakturon te tjereve!
    Edhe ky veliaj ne vend se me miremanaxhue ate qe paguajme qe sa e sa vjet e ma nda si ne cdo shtepi paret per shpenzimet neser vjen e shton cmimet….Sa paguan ky vete per shtepiate e tij?asgje…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *