Trajneri i Partizanit nuk vjen i vetëm, tre përforcime nga Italia

Dita

Mark Iuliano do të marrë ditën e nesërme zyrtarisht detyrën e re si trajneri i Partizanit. Në një konferencë për shtyp, e cila do të organizohet në ambientet e klubit, ora 11:00 , Iuliano dhe ndihmësi i tij Aleksandro Dosena do të prezantohen përpara mediave.

“Supersport” raporton se trajneri ka mbërritur në Shqipëri me disa surpriza. Behet fjalë për tre futbollistë cilësorë, të cilët do të jenë përforcimet e Partizanit në merkaton e verës.

Romeo Shahinasi, Xhovani La Kamera dhe Salvaxhio janë tre prurjet e Iulianos te “demat”.

Shahinasi

Shahinasi është një emër i njohur për opinionin sportiv, pasi ai është futbollist shqiptar i lindur në Korçë dhe ka qënë pjesë e ekipeve Kombëtare të moshave. Mesfushori është formuar në akademinë e Romës dhe te të rinjtë e Latinës. Sezonin e fundit ai është aktivizuar në formë huazimi te Racing Roma.

La Kamera

La Kamera është mesfushori i dytë që do të sjellë eksperiencën e tij në Katëgorinë Superiore, për të bërë lidhjen e talentit dhe përvojës në ketë  repart. Ai është 33-vjeç dhe është aktivizuar me skuadra të ndryshme në futbollin italian. Sezonin e fundit La Kamera ka mbajtur veshur fanellën e Lupa Roma.

La Kameraaa

Futbollisti i tretë i afruar nga trajneri është mbrojtësi Salvaxhio.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *