Borsh, konflikt me thika mes 7 të rinjve,1 i vdekur 3 të plagosur

Dita

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Borshin në orët e para të mëngjesit. Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur me thika në fshatin Borsh të Sarandës.

Mësohet se te rinjtë janë grindur mes tyre rreth orës 01:30 të mëngjesit e më pas sherri ka përfundur duke përdorë armë të ftohta. Si pasojë e plagëve të marra nga goditja me thikë ka mbetur i vrarë 31-vjeçari Premtim Bega ndërsa tre të tjerët kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë Enea Myftari, Eduard Myftari dhe Donald Kosta.

Në konflikt janë përfshirë 7 persona,ku një ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë të plagosur. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për të zbardhur më tej atë cka ndodhi mes të rinjve. Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe autori i dyshuar i ngjarjes 45-vjeçari Thanas Hodo.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *