Kë përfaqëson ky Shpëtim Idrizi?!

anazapta

Kryetari i PDUI-s, e ka nisur karrierën politike nga doganat e Partisë Socialiste. Më pas në vitit 2009 si deputet i PS. Pasi siguroi mandatin nga socialistët, Idrizi mbi pazaret, perverse, pa moralin dhe pabesinë e tij dhe jo vetëm, tradhtoi jo vetëm socialistët që e zgjodhën, por edhe kauzën çame, moralin e tyre duke uzurpuar PDIU-n. Më pas, duke qenë patericë e PD- Idrizi i ka dhënë frymë qeverisë Berisha përkundër aspiratës shqiptare të Çamërisë. Qeveria e Berishës shiti territore të Shqipërisë, mijëra km det në mandatin e sajë të vitit 2009. Dhe Idrizi qysh nga ai moment, i pari duhet të ishte larguar nga koalicioni qeveritarë i tradhëtisë. Afër mendjes kur lëshon territore sot të Shqipërisë, pjesën e uzurpuar përpara 60 e ca viteve e ka shitur me të dyja duart. Shpëtim Idrizi me trafikantët e tjerë të së njëjtës familje Politike, Islam, Dogjan Kadelli, etj e mbajtën edhe disa kohë në këmbë qeverinë që ka shitur edhe çështjen shqiptare të Çamërisë. Absurdi më i madh, është dhe në kandidimin e Idrizit. Ai nuk kandidon si kreu i saj, me PDIUN, por me PD. Ai e di edhe vet se nuk i përket çështjes shqiptare Çame. Ndaja dhe lindi Partia Aleanca Popullore, të cilën e përfaqësojnë figura atdhetare si Prof. Abaz Dojaka. E mbështet çështjen Çame mendjendrituri Prof. Pëllumb Xhufi. Ka përzgjedhur për ti përfaqësuar figura gjigante si Arben Duka, dhe një ish emigrante IKONË e Emigracionit, Mimoza Dako, e Amos Dojaka, etj.  E pasqyron aksiomën e saj fondamentale, Gazeta “DITA”, me e denja dhe e drejta, që ndriçon dhe udhë rrëfen shqiptarët, të tradhtuar nga politika e Berishës, dhe të mbetur në udhëkryqin e pa merituar!

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *