Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar ditën e sotme në Gjykatë dosjen hetimore për krimin e ndodhur në familje disa ditë më parë në Bathore.
Mirald Metallari vrau me armë zjarri babanë e tij, oficer policie dhe plagosi nënën pas një konflikti për motive të dobëta.
Prokuroria ka kërkuar burfg për Metallarin. Sipas hetimeve, Metallari dhe babai i tij kanë qenë duke punuar për suvatimin e murit të avllisë para se të ndodhte ngjarja.
Ata janë konfliktuar pikërisht për suvatimin, deri sa Miraldi ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi babanë dhe ka plagosur nënën e tij, që ndërhyri t’i ndante.
Ngjarja ka ndodhur 3 javë para dasmës së të motrës së Metallarit.
