LSI paralajmëron Veliajn: S’japim votën për rritjen e çmimit të ujit nëse nuk plotësohen këto kushte

Ornela
Kryetari i Bashkise se Tiranes Erion Veliaj, duke folur gjate nje mbledhje te Keshillit Bashkiak te Tiranes, ku eshte miratuar ligji per parkingjet me pagese. /r/n/r/nMayor of Tirana Erion Veliaj, speaks during a session of City Council.

Në një kohë ku sot pritet të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në kryeqytet, LSI ka paralajmëruar se nuk do bashkojë votat me PS për këtë nismë nëse nuk plotësohen disa kushte.

a).  Te merren masa urgjente per nderprejen e lidhjeve te paligjshme dhe furnizimin preferencial qe i behet disa bizneseve per te luftuar informalitetin dhe per te rritur masen e faturimeve si mundesia reale per te rritur te ardhurat, me pare se te mendohet per rritjen e cmimit.

b). Te perjashtohen nga vendimi per rritjen e çmimit te ujit te pijshem te gjitha familjet qe jetojne me ndihme ekonomike si dhe te gjitha familjet e pensionisteve;

c). Te vendosen çmime te diferencuara per bizneset, ne varesi te aktivitetit qe ato kryejne, me qellim qe konsumatoret e medhej te ujit te pishem si fabrikat e birres, te pijeve alkoolike dhe freskuese, fabrikat e mishit, te qumeshtit, te mermerit apo hotelet a komplekset e ngjashme me to, te  mos kene te njejtat tarifa me baret, kafenete apo zyrat e sherbimit me me pak se 5 punonjes!

d). Persa i perket vendimit per dhenien me koncension te ndertimit te shkollave, riperserisim qendrimin tone se jemi kunder cdo lloj koncensioni. Jo vetem ne nivel lokal dhe ne ate qendror.

Nese keto propozime te LSI-se nuk reflektohen ne projektvendimin e mbledhjes se keshillit bashkiak, grupi i keshilltareve te LSI-se ne keshillin bashkiak te bashkise se Tiranes, nuk do te jete pjese e vendimmarrjes.

Share This Article
6 Comments
    • Arber , as na thua , se ne cilen bordero pagese te ka futur Ilir Meta ?! Se sa u dhimbset populli ketyre shushunjave te LSI-se , kete e dine mire edhe femijet ne Shqiperi !

  • E gjitha kjo per te penguar projektin qe Tirana te kete 24 ore uje. Mbani shenim o popull se kush sheh interesin tuaj dhe kush sheh interesin e Monikes dhe Ilirit per te qene ne qeveri e te hajne me shume.

  • LSI eshte partia e kusarise, servilizmit dhe poshtersise. Turp kush i merr seriozisht keta delenxhinj pa skrupuj.

  • E MORE SKUTHA… ! JA , KESHTU VEPRUAT JUVE PER 4 VJET QEVERISJE ME E.RAMEN ! JU NUK IU PLASI B…. PER POPULLIN , POR NUK DONI QE TE ZGJIDHET PROBLEMI I UJIT PER TIRANEN , SE PASTAJ DUHET TE SHKRIHEN , SI PD-ja , ASHTU EDHE LSI-ja , QE S`KANE BERE ASGJE PER KETE VEND , PERVEC VJEDHJES DHE SHKATERRIMIT !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *