Monaco ka nisur bisedimet për rinovimin me Mbappe

Gazeta Dita
31350001

Monaco është diskutuar rreth një rinovimi me Kylian Mbappe, sipas zv. presidentit të klubit Vadim Vasilyev. Sulmuesi 18-vjeçar është lojtari më i përfolur i merkatos së verës me shumë burime që e lidhin me një transferim te Real Madrid, Manchester City apo diku tjetër, por Vasilyev thotë se shpreson që ylli i ri francez do të qëndrojë në “Stade Louis II”.

Kë konferencën për shtyp ku zbuloi blerjet e reja Soualiho Meite dhe Youri Tielmans, Vasilyev iu përgjigj pyetjes mbi të ardhmen e Mbappe: “Nuk ka asnjë marrëveshje me klube të tjerë.”

“Gjithsesi, na kanë ardhur oferta shumë të rëndësishme për Mbappe. Ai është prospekti më i madh i botës së futbollit. Jemi duke diskutuar rinovimin me Kylian. Shpresoj t’ia arrijmë.” Monaco është copëtuar nga klubet evropiane me Mendy, Silva, Bakayoko që janë larguar dhe shumë të tjerë përfliten se janë pranë largimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *