Moxhi akuzon Interin nga Tirana: Ja pse duhej zbritur në Seria B

Gazeta Dita

Kur u mor vesh emri i trajnerit të ri të Partizanit, Mark Iuliano, një ish-futbollist i Juventusit në Itali, mediat shqiptare nuk patën shumë nevojë të gërmojnë në të shkuarën e tij, sepse kishin një moment pikant, që ishte ngulitur mirë në mendjet e tifozëve bardhezinj dhe atyre zikaltër.

Fjala është për penalltinë e famshme e të munguar në favor të Interit, në vitin 1998, pas një dyluftimi në zonën juventine mes trajnerit të sotëm të “demave të kuq” dhe njërit prej futbollistëve më të mirë në botë, brazilianit Ronaldo, që asokohe luante me zikaltrit. Ky moment është risjellë në skenë edhe nga gazetarët shqiptarë ditën e sotme, kur është prezantuar Iuliano.

Ky i fundit është marrë “në mbrojtje” menjëherë nga Luciano Moxhi, që ka sot është kryekëshilltari i Gaz Demit te Partizanit, ndërsa në vitin 1998 ka qenë drejtor i Juventusit:

“Një vit më parë (1997) Interi federoi Recoba, duke i vjedhur një lojtari të Latinës me për pasaportë false. Për këtë Interi duhej të zbritej në Seria B, sipas rregullores. Por, kjo nuk ndodhi atëherë. Nëse ngjarja do të verifikohej, ajo ndeshje me siguri që nuk do të luhej. Në rregullore thuhej qartë: Interi duhej të luante në Seria B. Për këtë arsye askush nuk duhet të ankohet për këtë histori, aq më tepër Interi. Interi duhej të luante në Seria B, kjo është e vërteta”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *