Një prej kritikëve të Lulzim Bashës pas rezultatit zhgënjyes të zgjedhjeve të 25 qershorit, Besnik Mustafaj tha kryedemokrati nuk i njeh dhe as i ka takuar ndonjëherë disa prej deputetëve që ka zgjedhur.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, Mustafaj tha se Basha duhet të organizonte një mbledhje me dy grupet, ish-deputetët dhe deputetët aktualë, pasi kundërshtari kryesor i tyre është Edi Rama.
“Basha një pjesë të deputetëve që ka zgjedhur nuk i njeh fare dhe as i ka takuar ndonjëherë. Ai do të mbledhë grupet, ish-deputetët dhe deputetët, se janë njerëz që kanë kundërshtar kryesor Edi Ramën. Grupi i ri parlamentar duhet të ketë nevojë jetike nga grupi i mëparshëm. Basha do duhej të mblidhte të dyja grupet, e të krijonte një kohezion,” tha Mustafaj.
Ndër të tjera ai pohoi se ka shije të keqe nga rezultati i zgjedhjeve në PD. “Kam shije të keqe nga ky rezultat, nuk është për PD-në ky rezultat. Është jo-realist. Është proces i manipuluar, kemi parë sindromat e mbushjes së kutive. Cënoi më rëndë imazhin e Bashës. Basha de juro është kryetar i PD-së, por duhet të bëjë mrekullia që të bëhet de-fakto”, nënvizoi Mustafaj.
Mes të tjerash ai theksoi se Basha është një lideri i izoluar dhe se nuk ka mbështetjen e ndërkombëtarëve. Po ashtu ai tha se opozitës i duhet mbështetja e ndërkombëtarëve, pasi për të është jetike dhe ideologjike.
“Platforma e Bashës siç ka dhënë edhe ai ka mbështetjen e Merkel. PD sot është shumë e izoluar. Bashës do t’i duhet përpjekje e madhe për të fituar besimin e Partisë Popullore Europiane. Basha sot është një lider krejtësisht i izoluar. Mbështetja ndërkombëtare është energji plus. Sidomos kur je në opozitë është energji e domosdoshme. Kur je në opozitë është jetike dhe ideologjike do thosha”, tha Mustafaj.
Teksa u ndal tek një nga debatet e këtyre ditëve, siç është vendimi për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, Mustafaj tha se kjo është çështje jetike për qytetarët e Tiranës.
“Duhet të gjykojmë rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Kjo është me pasoja të rënda për qytetarët për shtresën e mesme. Është goditje që jep në mënyrë të befasishme. Është masë që do shtojë varfërinë në Tiranë”, përfundoi Mustafaj.

“Citat: Mustafaj tha se Basha duhet të organizonte një mbledhje me dy grupet, ish-deputetët dhe deputetët aktualë, pasi kundërshtari kryesor i tyre është Edi Rama.”
Por sa e vertete eshte kjo thenie? A eshte Rama vertet kundershtar politik i demokarteve?
Ca hijena i jane versulur PD-se per t’i shqyer ndonje kocke, edhe pse aktualisht ajo gjendet ne fazen me te rendesishme te reformimit te saj,
“Fitimtarja” e zgjedhjeve me pjesmarrjen me te ulet te te gjitha koherave, PS-ja, aktualisht gjendet ne nje krize po aq te madhe se dhe vete PD-ja. E keqja eshte se shume pak jane ata qe guxojne te hapin gojen per situaten e krijuar.
E para e punes, PS-ja e Edi Rames nuk ka qene kurre e majte. Ajo ka bere here fshehurazi dhe here haptazi fare (CADRA, Pakti me Bashen, Meta president) lojen e “kundershtarit ne dem te partise qe mban peng.
“Rama i I-re i Surrelit” nga ana e tij nuk ka patur ideale te qarta, se cilit grupim politik duhet t’i perkase. Ideale te majta jo e jo, por as te djathta. Per nga bindjet Rama i ngjan “kundershtarit” Berishe. Ai ate nuk e arrin dot, por mundohet vetem ta imitoje. Berisha flitet te kete qene komunist i betuar, por e verteta eshte ndryshe. Berisha ka anuar me teper drejt radikalizmit ekstrem dhe sidomos atij islamik. Kjo tashme dihet si buka qe hame.
Rama fillimet e tij ne politike i kishte te luhatura. Ai nuk kishte ideale te qarta dhe si pasoje u shkeput per vite me radh. Per te vendosur se ciles force politike do t’i duhej te bashkohej, Rames iu desh mjafte nga politika. Bindjet dhe botekuptimi i tij nuk perkojne me ate te idealisteve te majte. Edhe ata pak idealiste me bindje te tilla, Rama si autokrat qe eshte i ka skarcuar njeri-pas tjetrit.
PS-ja fale kesaj politike eshte katandisur ne cete ordinere, ku askush pervec NJESHIT nuk guxon te hape gojen, pa marre me pare “viston” e afendikoit.
Ky afendiko nuk do t’ja dije me per anetaret e kryesise. Kur ai ata i trajton si dele, imagjinoni pastaj se sa do t’ja dije per bazen. Per elektoratin e majte qe i fal voten as qe behet fjale fare. Ata per autokratin Rame jane thjesht “mish per top” sa per te mbushur kutite e votimeve me vota pro.
Faktet jane kokeforta. Ato flasin vete. Duhet te jesh super-miop qe mos t’i dallosh dot, Rama s’ka “kundershtare te djathte”. Kundershtaret e tij te vertete jane te majtet dhe sidomos ata social-demokrate. Fati i tij eshte se keta i ka larg. I kane ikur. Ja kane mbathur. Ca kane krijuar particka 2% elektorta, dhe shumica ja kane mbathur ne emigracion.
– Kujtoni pak se si jane zbutur “blegrimat” e fuqishme te opozitareve Brace, Balla dhe Tahiri ne sallen e parlamentit?
– Ku jane strukur?
– Ku eshte opozita brenda partise?
– Perse u larguan Blushi, Hafizi, Kokedhima, dhe ca kaubojsa fallco?
– Perse u shkarkuan ministrat?
– Cfare po ndodh me PS-ne.
– Ku jane analistet e dikurshem “pro-berishjane” te cilet asokohe s’linin rast pa akuzuar kundershtaret e dikurshem politike?
Per mungese kohe, komenti vazhdon neser ose… kur te boj gjeli koko ve.
What? No comments? But…
Yyyy legena