Me Kylian Mbappe që pritet t’i bashkohet Real Madrid për 180 mln euro dhe Paris-Saint Germain që është gati të paguajë 222 mln euro për Neymar këtë verë, Carlo Ancelotti pretendon s situata ka dalë jashtë kontrollit.
Trajneri i Bayern Munich ndan të njëjtin mendim me presidentin e klubit i cili është befasuar nga gjendja e merkatos.“Merkato verore është çmendur,” shprehet Ancelotti gjatë një konference për shtyp në Singapor.
Ndërkohë, Hoeness tha se teksa merkato e çmendur do të vazhdojë, do të jetë e pamundur tpër Bayern të synojë Champions League teksa nuk do të shpenzojnë shifra marramendëse.“Nuk do të blej një lojtar për 150 apo 200 mln euro,” shprehet Hoeness.
“Nuk do të marrim pjesë në këtë çmenduri dhe derisa të vazhdojë kështu nuk do të jetë e mundur të planifikojmë për një triumf në Champions League. Synimi ynë është titulli i Bundesliga-s.”
