Pas dakordësismit mes Bashkisë së Tiranës dhe këshilltarëve të LSI-së, qytetarët janë hedhur në protestë kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.
Dhejtra qytetarë po protestojnë para Bashkisë në shenjë kundërshtimi për këtë vendim që pritet të miratohet sot në Këshillin Bashkiak.
Ditën e sotme LSI i parashtroi disa kërkesa Bashkisë së Tiranës ku të shiheshin disa kategori, që duhet të përjashtoheshin nga rritja e çmimit, gjë që edhe u pranua nga kryebashkiaku Erjon Veliaj. Ky dakordësim mes PS-LSI do t’i hapë rrugë edhe votimit të vendimit për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, gjë që e konfirmoi edhe Veliaj, i cili pohoi se disponon tashmë votat.

trapet e Pd-se….,rrini pra me bidona mbi cati
Per mendimin tim nuk eshte aspak shqetesuese nje rritje modeste e cmimit te ujit duke bere edhe rregullimet e nevojshme te ligjit por, a piet uji i cesmave, a mund te lahen enet me te , a jane te paster tubat apo jane me ndryshk…pa folur pe mire menaxhimin e gjithe pasurise se popullit dhe ruajtesit e tyre qe marrin vetem rroga e bonuse dhe bredhin boten me leket e fukarallekut shqiptar.
Shoqeria civile duhet te ngrihet ne shkallen me te larte ne ndihme te qeverisjes se mire kunder te pazoteve qe rrezikojne jetet tona me injorancen e tyre idiote.
Lul Basha e shpalli luften e tij pa u formuar qeveria e re “lufte per zgjedhje te lira” edhe pse humbi thelle dhe do te ike tatepjete me luften e tij me “mullinjte me ere” se e vetmja gje te cilit i intereson eshte “ai te zgjidhet “.
Vetem me kryebashkiakun Velija protestat gjejn mirkuptim dhe zgjidhje.